Pse nuk zbardhen vrasjet e bujshme? Arjan Hoxha: Krerët e policisë aleatë më krimin

TIRANË- Ish-drejtuesi i policisë, Arjan Hoxha i ftuar në studion e Report TV komentoi situatën e krijuar në vend nga krimi. Ai tha se edhe ngjarja e Tepelenës, ku mbeti i vrarë Arjan Muho ka gjasa të mbetet e pazbardhur. Hoxha hodhi akuza të rënda mbi drejtuesit kryesorë të policisë, duke thënë se janë ata që kanë lidhje me kriminelët.

E vështirëson zbardhjen e vrasjes në Tepelenë deklarata e të afërmve që thonë se i njohin autorët pasi kanë pasur edhe një konflikt për pronat?

Jo, kjo bën që policia të hetojë në dy pista. Çdo lloj informacioni është i vlefshëm. Rëndësi ka se si po funksionon, si po koordinohen hetimet. Kujtoj që nën hundën e policisë kriminelët jo vetëm vrasin, por sigurohen të pastrojnë edhe provat. Kjo tregon se krimi ka fituar kapital, është organizuar, nuk trembet. Shkon drejt kërcënimit të personave që japin informacion. Kërcënojnë gazetarë. Iu vënë pistoletat në kokë. Kanë lidhje me politikanë në Kuvend.

Që pas viteve ‘90 kemi dëgjuar të flitet për bandat e një subjekti dhe një tjetri, kjo është e papranueshme, por duket si një frazë krejt normale...

Kjo ndodh ngaqë një funksionar i lartë është korruptuar është lidhur me këto grupe, një person që njihet në komunitet për lidhjet me krimin, zgjidhet dhe votohet në Parlament.

Çfarë mendimi keni për propozimet e fundit që edhe politikanët t’i nënshtrohen vetingut?

Krimi nuk njeh politikë. Kur shkojë përballë kriminelit duhet të kihet parasysh fakti se drejtuesit e policisë nuk duhet të zgjidhen sipas prirjeve politike.

Edhe në qytetin e Shkodrës ka pasur disa vrasje zinxhir, çfarë mendimi keni?

Policia e Shtetit dhe Forcat Speciale veprojnë në mënyrë periodike jo me fushata. Kur situata del jashtë kontrollit ndërhyjnë. Nuk jam dakord të rrethohej një lagje e tërë, të përdoret RENEA vetëm për disa persona me rrezikshmëri të lartë. Nuk jam në dijeni se çfarë provash ka policia, nëse janë autorë të veprave penale, por kur policia kishte informacione për automjetet e blinduara, pse duhet t;i lejonte ato në qytet? Policia lokale duhet të ishte vënë në dijeni për aksionin. Më e rëndë është fakti që policia e Shkodrës s’ka qenë në dijeni për aksionin e nisur nga Tirana. Nga ana tjetër edhe Policia e Shkodrës ishte e paaftë për të evidentuar dhe ndërhyrë në kohë. Pra i ka pasur jashtë kontrollit të saj.

Ka pasur disa ngjarje edhe qarkun e Lezhës, por pyetja që kam është si ka mundësi kaq shumë vrasje dhe pak autorë të arrestuar? Pse nuk zbardhen vrasjet e bujshme?

Shkaku kryesor është drejtimi politik i policisë së Shtetit. Vënë në pozicione drejtuese njerëzit që i shërbejnë pushtetit që të marrin vota apo të ardhura të tjera. I duket më e natyrshme të raportojnë për punët e subjektit që përfaqësojnë se sa të merren me hallet e qytetarëve. Këta drejtues përveçse politik, janë të lidhur me grupet kriminale, disa prej tyre janë në kërkim. Edhe kur një polic ka informacione ka frikë të raportojë tek shefi. Edhe në ngjarjen e fundit në Tepelenë është vrarë informatori por akoma nuk dihen autorët.

Kohët e fundit janë shtuar edhe sulmet ndaj gazetarëve, Kemi rastin e Julian Shotës dhe Klodiana Lalës...

E gjithë shoqëria civile që i përcjell këto ngjarje ndjehet e terrorizuar, kur forca reaguese e shtetit është shumë e pakët. Policia nuk i çon autorët para drejtësisë. Policia nuk duhet të lejonte që autori i kësaj vepre është shoqëruar dhe lënë i lirë. Po ashtu edhe sulmi mbi banesë u bë thjesht dhe vetëm për t’i mbyllur gojën

A duhet të kenë frikë qytetarët shqiptarë?

Po duhet të kenë frikë qytetarët se nuk janë palë as me shtetin dhe as me policinë. Sot policia është bashkë me grupet kriminale.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lapi: 07/09/2018 15:51

    Nuk e di more zoti Arjan si te eshte dukur tya kur ke qene Drejtor i Madh ne Policine e Shtetit, kur te njejtat fjale qe artikulon sot i kane artikuluar ne adresen tende si i lidhur me bandat dhe me krimin. Apo eshte nje perpjekje per tu bere perseri drejtor ne nje moment te pershtatshem politik, se kontributin tuaj ju dini ta jepni vetem si drejtues dhe jo si specialiste. Ah enderra per karrige......

    Përgjigju
  • Polici i Vjeter: 07/09/2018 15:41

    Nuk e kujtoj se çfare ka zbuluar ky version polici qe del dhe thote dengla!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja