3 vjet ne opozite qe vazhdon te shkoje nga deshtimi ne deshtim. Deshtoi me lidershipin. Deshtoi me hapjen dhe modernizimin e partise. Gjithe investimet e tyre ne burime njerezore e strategji jane katastrofe. Investimet e tyre nderkombetare si mos me keq, sidomos pas reformes ne drejtesi. Ju ka mbetur vetem Greqia tu ktheje favorin per sherbimet qe i keni bere pa kushte, perfshire ketu edhe qoken e javes qe kaloi.
Ju te partise demokratike e mbani veten per parti te djathte. Jeni pjese dhe mbeshtetes te partive te djathta, si partive popullore ne Europe ashtu edhe partise Republikane ne Amerike. Ne nga ana tjeter, jemi pjese e partive europiane socialiste, ku aderojme me te drejta te plota dhe simoter me partine Demokratike ne Amerike. Shume normale, qe edhe ne, edhe lideri yne te pozicionohet ne krah te ideve, kauzave dhe vizioneve qe partite tona simotra ndajne me njera-tjetren ne gjithe boten.
Aq me teper gjate nje gare elektorale.
Anormale eshte qe te jesh pjese e ketyre familjeve politike, si bashkim vullnetar idesh, mendimesh e kauzash dhe nderkohe te shkosh te marresh pjese ne mitingjet e kampit tjeter, e aq me keq te sponsorizosh kandidatin e kampit kundershtar. Qe kur ka lindur politika, nuk ka, te pakten ne Europe, qasje me amorale se kjo qe beri Partia jone Demokratike me zgjedhjet ne Amerike.
Jeni parti pjese integrale e grupimit te djathte europian te partive popullore, dhe ne Amerike partnere logjik e ideologjik te partise Republikane. Si mund te shkoje lideri i te djathtes shqiptare ne mitingun elektoral te te majtes Amerikane? Ç'donte Lulzim Basha ne konventen e te majteve ne Filadelfia?
Nuk di te kete shkuar kush nga ju ne Konventen e Republikaneve, qofte edhe per kortezi duke qene se i keni pasur partneret e mbeshtetesit tuaj keto 25 vjet.
Si keni guxim e i beni letra te ekzaltuara Trumpit me urime te perzemerta per kete fitore te pazakonte? Si keni guxim e bertisni fituam fituam me Trumpin, kur financuat nepermjet Podestes dhe moret pjese ne mitingjet elektorale te kundershtares se tij?
Si mund te shkoni ne partite europiane apo te takoni simotren tuaj republikane amerikane, tani mbas ketyre hipokrizive tuaja? S'late gje pa thene per Ramen, pse u prononcua atehere per kandidatin Trump. Nuk dua te futem ne detaje, por cfaredo emri ti veme vleresimeve te Rames, ai mbetet i vetmi i fituar moralisht ne Shqiperi per shkak te koherences, moralit, seriozitetit, ndershmerise e besnikerise qe tregoi ndaj ideve, vizioneve qe ndajme bashke me partite simotra, qofshin keta socialistet europiane apo te majtet amerikane.
Ndersa i humburi i madh ne Shqiperi eshte prape Partia Demokratike, duke e treguar veten te pamoralshme, hilacake dhe te pabese ndaj partnereve te saj te djathte, qofshin keta europiane apo republikanet e Amerikes.
Letra per Trumpin, vec urimeve te kortezise, duhet te permbante edhe nje mea culpa, nje shpjegim shterues ndjese per gjithcka qe nuk bete ne mbeshtetje te tij, apo qe bete aktivisht, me pjesemarrje e financime kunder Partise Republikane.
U be kaq vite qe humbni e bertisni fitore, fitore.
Ne shqiperi ia keni marre doren. Por me Europen e Ameriken keto jane shaka te renda. Humbja e dyte eshte pa dyshim hapja e negociatave. Edhe ketu na bete me turp me ato qe pame nga Brukseli. Cirkun e te enjtes e cuat edhe ne parlamentin europian. Po ne Europe u njohin mire edhe ata sua vune ne pulle fare..
Rekomandimi per hapjen e negociatave mund te jete lajm i keq per ju, por nje lajm shume i mire per shqiptaret. Shume i merituar prej tyre e i pritur ne kufijte e sosjes se durimit.
Une i perkas brezit te viteve 90 e nuk mendoja kurre, atehere kur enderronim per Europen qe do duhej te behesha 50 vjec qe te hapeshin negociatat. E ndoshta kur te behem 70 vjec do behem qytetar i Europes. Sigurisht NE politikanet e ketyre 25 vjeteve kemi pergjegjesite tona, por edhe Europa ka te vetat.
Per hapjen e ketyre negociatave meriten kryesore e kane qytetaret shqiptare, ata brenda e ata jashte vendit.
Pavaresisht situates unikale ne te cilen u zgjuan ne 90en,e te dhjetera hereve te tjera te cilat politika e vendit te tyre u nxiu faqen e i beri me turp, ia dolen jo vetem te zhvillojne e te rindertojne nga fillimi Shqiperine, por edhe atje ku kane shkuar te jene komuniteti me i integruar, me punetor, e me i respektuar krahasuar me gjithe te huajt e tjere, emigrante ne Europe.
Kete e ka kuptuar Europa dhe sot mallin me te mire e me te shtrenjte qe ne eksportojme ne Europe e ata blejne nga ne jane te rinjte tane. Jane njerezit me te shkolluar e me energjik qe punojne ne sektoret me te veshtire, ne Gjermani, Itali e Greqi. Jane mjeket e infermieret qe po mbajne gjalle te moshuarit e Europes se plakur.
Ne keto kushte ndoshta Europa nuk ka urgjence, por ne kemi shume. Sidomos ne ne kete salle. Kemi detyrim edhe per studentet e 90s qe ata te mund te hyjne ne Europe para se te kene mbushur moshen e daljes ne pension.
Dhe kjo duhet te na beje te gjitheve, edhe ju kolege opozitare, te nxitojme me shpejt. Keto sjelljet tuaja te papjekura, kolege opozitare, si ajo ndaj zgjedhjeve ne Amerike, apo skenave kunder Shqiperise ne parlamentin europian, do ishte mire t"ua kursenit shqiptareve.
Mbase kerkon shume me teper impenjim per te ndihmuar pershpejtimin e rruges drejt Europes, te pakten mos beni cmos ta ngadalesoni.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com