Pse proteston Rithemelimi? Nallbati: Ka 1001 arsye, 'dhëmbë për dhëmbë' me Ramën! Shabani: Nuk marr pjesë, Nisma Thurje jo pjesë e frontit

Qëllimi kryesor i protestës së Rithemelimit duket se është për t'i treguar kryeministrit Rama se ekziston. Deputeti Bledion Nallbati i ftuar në "5 pyetjet nga Babaramo" në Report Tv u shpreh se do të përballen "dhëmbë për dhëmbë" me Ramën.

 "Arsyet janë ekonomia, shpopullimi, siguria, shëndetësia, vjedhjet , korrupsionet, koncesionet. Aroganca e qeverisë, qoftë administrata në raport me qytetarët, qoftë në parlament. Siguria, shëndetësua, vjedhjet, ka 1001 arsye pse qytetarët duhet të protestojnë dhe të jenë nesër në shesh.".

"Do përballemi me ty dhëmbë për dhëmbë, këtë do t'i tregojmë Ramës nesër. Ka pasur një protestë në korçë dhe Devoll, fermerë të të gjitha forcave dhe ata nuk kanë dashur që të kenë pjesëtarë të të gjithë krahëve të politikës. Se ne shikojmë protestat që bëhen në botë po atje ka sindikata. Plus populli e ka më të ndjeshëm instiktin e reagimit", shtoi Nallbati.

Ndërsa anëtari i kryesisë së Partisë së Lirisë Endrit Brahimllari u shpreh se Rama ka frikë nga kjo përballje.

“Ne kemi bërë të qartë që jemi pjesë e opozitës, protesta nis për shumë arsye se ka vetëm një slogan: ekonomia, ekonomia ekonomia. Sot shqiptarët e kanë të pamundur të përballojë koston e jetesës. Ne shikojmë përditë fermerë që protestojnë. Po ashtu shpopullimi është i frikshëm, në Korçë ishin 300 studentë këtë vit, kur 2021 kishte 4200 studentë. E kuptoni çfarë ndodh. Rilindja e ka mbajtur peng gjithë shoqërinë pasi çdo institucion është kthyer në privat. Ai ka frikë nga përballja, nga e vërteta."

Kryetari i "Nisma Thurje" Endrit Shabani deklaroi se nuk do t'i bashkohen kësaj proteste pasi nuk janë pjesë e "frontit opozitar".

“Bëjnë mirë që protestojnë. Çdo protestë është e mirë përballë qeverisë. Unë dhe nisma thurje nuk do marrim pjesë në protestë. E para s’na kanë ftuar njeri e dyta edhe po të na kishin ftuar s’do merrnim pjesë sepse nuk jemi pjesë e frontit opozitar. Ne e shohim ndryshe këtë, personalisht jam në opozitë me klasën e vjetër politike jo me kolegët e rinj por me kryetarët e grupeve të tyre. Këtu ravizimi nuk është më as i djathtë as i majtë, as PD as PS, këtu është një grup i vogël që ka kapur të gjitha institucionet përfshirë dhe segmente opozitare për interesa të veta. Unë opozitën e kam dhe me elitën 34 vjeçare që pengojnë progresin. Kam të njëjtën revoltë si ndaj Ramës dhe drejtuesve të spitaleve, universiteteve etj”

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:50
A do e vazhdojë Rithemelimi kaosin në parlament? Deputeti Nallbati: Situata mund të përshkallëzohet

 

Rithemelimi nuk ka ndërmend të heqë dorë nga kaosi në Kuvend. Deputeti Bledion Nallbati i ftuar në "5 pyetjet nga Babaramo" në Report Tv deklaroi se situata do të vazhdojë njësoj e mbase edhe do të përshkallëzojë.

"Ne ajo që kemi, beteja që kemi nisur në parlament nuk do të ndryshojë derisa kjo qeveri të eci me arrogancë për të ndaluar të drejtat e opozitës. Beteja do të përshkallëzohet. Do ta zbuloni me kohën. Unë shpresoj mos ti shihni..."

Ora 22:34
'Berisha përfaqëson valën e anti-amerikanizmit', Lita: E vetmja kartë që i ka mbetur për të mbijetuar

Analisti Lavdrim Lita në "5 pyetjet nga Babaramo" në Report tv tha se Sali Berisha përfaqëson kartën e antiamerikanizmit.

"Nëse nuk hiqni Berishën nga Pd ju do hani bar, kështu ka thënë Kim. Në vendin tonë ka një valë anti amerikanizmi që sot përfaqësohet nga Berisha. I ka mbetur e vetmja kartë në publik për të ndjekur dhe mbijetuar në politikë", tha Lita.

Një përgjigje të ashpër pati për deputetin Bledion Nallbani që tashmë i është bashkuar Rithemelimit.

"Ju keni bërë Gaz Bardhin shef me 2000 vota. I gjithë grupi parlamentar e tradhtoi kryetarin e partisë se shkoi te Berisha"

Ora 22:32
’Me Berishën nuk bashkohem dot’, debat mes Endrit Shabanit dhe Braimllarit: Je në shërbim të Metës

Një debat është zhvilluar mes kryetarit të “Nisma Thurje” Endrit Shabani dhe anëtarit të kryesisë së Partisë së Lirisë Endrit Brahimllari në emisionin "5 pyetjet nga Babaramo" në Report Tv.

Shabani: Meraku im nuk është se çfarë bën Pd dhe Partia e Lirisë. Revolta pastaj është për një kauzë. Ka një çështje të caktuar siç ishte rritja e çmimeve. Kjo është revoltë, në revoltë s’ke nevojë as për foni e as për podium. Ngrihen fermerët i shkon një parti dhe ata thonë nuk duan të merrem me politikë. Njerëzit nuk duan të përfaqësohen nga partitë politike, një LSI e PD.

Braimllari: Kjo retorikë i shërben Ramës. Heshtja jote tregon qeverisje me Ramës.

Shabani: Unë po hesht tani? Është interesante që një njeri që ka bërë pazare me Ramës të më akuzojë se jam me Ramën. Që ka qeverisur me Ramën. Ti je pjesë e një partie që ka qenë kryeministër i PS kur Rama ishte kryetar bashkie e promovonte e mbështese...

Braimllari: Detyra jote është t'i shërbesh Ramës dhe Veliajt.

Shabani: Nuk mashtron dot shqiptarët. E dinë shumë mirë kush është Ilir Meta, çfarë përfaqëson ti... Ti ke bërë fushatë për Erion Velinë.

Shabani: Ka dhe të rinj si Braimllari që kanë mbetur te monizmi, dhe monizmi kush është: o je me mua o je armik.  Ky është koncepti. Tani në pluralizëm mund të mos jesh me ty dhe mos të jesh armik.

Shabani: Unë s’kam qenë kurrë në koalicion me Veliajn e Ramën, t’i ke qenë.

Me Sali Berishën nuk bashkohem dot se e kam betejën dhe me Sali Berishën edhe me sistemin e 2008. Edhe me zotin Braimllari portë ishte i lirë dhe mos të ishte në shërbim të Ilirit padyshim do bashkohemi se jemi çuna të rinj.

Ora 22:11
Deputeti Nallbati: Të ikë kasta e vjetër, të rinovohet lidershipi politik! Basha i ftuar në federatën e opozitës

 

Një lidership të ri politik kërkon deputeti i grupit të Gazment Bardhit, Bledion Nallbati. I ftuar një “5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv, Nallbati ftoi edhe kreun e PD Lulzim Basha që t’i bashkohet "federatës së opozitës".

"Që ne kemi bërë betejë me njëri tjetrin brenda opozitës këtë nuk e fsheh dot se e ka parë gjithë bota. Kjo ishte një nga arsyet më të rëndësishme që e solli opozitën këtu dhe qeverinë. Që nga momenti i bashkimit të PD, garantoj këdo se kemi zero betejë me opozitën. Me atë pjesë të opozitës (të Bashës). Ajo pjesë është ftuar të jetë në protestë dhe pjesë e federatës opozitare. I ftoj që të jenë pjesëe e koalicionit opozitar. Edhe unë nuk e dua kastën e vjetër, ka ardhur koha që gjithë lidershipi politik të rinovohet".

B.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Linda: 20/02/2024 12:00

    Ciraket sherbeterot e Berishes duhet te japin llogari deri per qindarken e fundit qe kane mare si rroge deputeti nga vota e popullit,kane kaq kohe qe dhunojn parlamentin per interesat e familjes Berisha! Larg duart o delenxhi Nallbani se me vot u fute ne parlamet dhe vetem votat e popullit ke per detyre te respktosh!

    Përgjigju
  • Ledi: 19/02/2024 23:37

    Kush je ti or Nallban qe boke ndrrimet e qeverive? Populli e vendos me shumice dhe jo ti .Ti fryhesh se te tolerojne te tjere por perforce dhune ,dhune do marresh.Ti kerkon qe te vine nje klase politike e re por mbushi mendjen popullit dhe mos bej llogje kot.Mefoltiren Jeni te mbaruar dhe PD e Bashes do mare me shume deputet se ju ne 2925

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë