Pse përurimi i të bukurit TKOB nuk u bë dot gëzim i të gjithëve?

Pse përurimi i të bukurit TKOB nuk u bë dot gëzim i të gjithëve?

Foto nga filmi "Zogjte" te Alfred Hitchckok (1963)

Tempujt e Artit po bëhen e do të bëhen mrekullisht njëri pas tjetrit. Para pak ditësh u përurua Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit dhe si nga artistët, ashtu dhe nga artëdashësit, konsiderohet një mrekulli dhe kjo që po ndodh, për Tiranën, për Shqipërinë është një ogur i mirë.

Ermonela Jaho dhe Plaçido Domingo u përpoqën me shpirt e me zemër që të bëheshin kumbarët fatndjellës të institucionit të rëndësishëm, por me gjithë sharmin, talentin, famën dhe zemergjerësinë e tyre, përurimi, në vend që të ishte një festë e të gjithëve, një festë e gjithë Tiranës, edhe pse pamundësisht e pranishme në sallë, u kthye në një privilegj për pak vetë, rrethuar me policë e siguri, me fishekzjarre në fund që trembën e bënë të zgjoheshin nga gjumi zogjtë e shumtë që flinin në pemët rreth TKOB, që më shumë se një festë e bukur, krijuan skena të frikshme si të “Zogjve” të të madhit Hitchckok.

Në vend që tapeti i kuq të bëhej vendi pulsues i transmetimeve Live, i intervistave, i jetës dhe i gëzimit, transmetimi iu la në ekskluzivitet RTSH-së që nuk dihet kur do ta transmetojë e nëse do ta shohë ndokush. Nga dhjetëra televizione e qindra media të shkruara dhe elektronike, fare pak prej tyre e përcollën lajmin, duke treguar se ishin haptazi të përjashtuar, apo indiferentë ndaj ngjarjes artistike më të rëndësishme në vend.

Këto ndërtesa të reja, këto institucione të bukura, moderne, funksionale, nëse do të nisin jetën e tyre të re me frymë të gabuar, mund të kthehen si copa druri që do të mbushen vetëm nga ftesa e protokolle, pa mundur të bëhen njësh me njerëzit në qytet. Dhe sidomos godinat e reja kanë nevojë të ngrohen me ngrohtësi njerëzore, ndryshe “hanë” njëri pas tjetrit ata pak vetë që e konsiderojnë një eskluzivitet. Edhe institucionet më të vjetra e të lashta të artit në Europë, me kalimin e viteve kanë lënë mënjanë ngurtësinë e tyre për të përqafuar qytetarët në rrugë, për t’i ftuar e mikluar. Carla Fracci, e bija e një tramvieri të thjeshtë, ndër të parat, nga “La Scala” zbriti në rrugët e Milanos duke e bërë këtë institucion shumë të dashur e të hapur për këdo. Nëse TKOB i ri lind i ftohtë, i ngurtë, i mbyllur e i izoluar, çfarë e ardhme mund ta presë?

Në Tiranë kemi shembuj të bukur me disa institucione që funksionojnë, por dhe të tjera që i mbajnë njerëzit larg nuk dihet nga paaftësia apo me qëllim. Teatri Kombëtar edhe pse ende pa një seli, ngriti peshë publikun në Amfiteatrin e Liqenit me “Fermën e Kafshëve”, GKA lëngon, kishim një Qendër Filmi shumë aktive, por tani, kush për ta dëgjon të jenë konkurrentë apo ambiciozë të organizojnë diçka?

Po bëhen e do të bëhen godina të bukura, moderne, të ngrohta e të freskëta sipas stinës, por kujdes, disa njerëz pa zemër, izolues, më shumë se çdo gjë tjetër, për këto risi të vlefshme, mund të jenë kërcënues e rrënues që në lindje.

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tefta: 21/09/2021 10:46

    Te lumte moj vajze. Bukur e ke thene. Privilegj per disa ne vend te ishte e hapur per njerzit. Keqardhje qe TOB qe fundi i nje pasarele te shemtuar te bandes se qeverise.

    Përgjigju
    • Janullatosi me mask shqiptare: 21/09/2021 17:46

      Je mjeshter i perhapjes se helmit duke keqinterpretuar artikullin. Do te te jap 2 kocka shtes sot!

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Klodjan Allajbeu ortak me Shkëlzen Berishën', Haklaj: SPAK do t'i shkojë deri në fund

'Klodjan Allajbeu ortak me Shkëlzen Berishën', Haklaj: SPAK do t'i shkojë deri në fund