Pse Rusia do e pësoj keq?

Pse Rusia do e pësoj keq?

Askush nuk e don luftën e sidomos vendet demokratike! Prandaj, nocioni i ish presidentit Bush për eksportimin e demokracisë, shihet si një zgjidhje e drejtë për të siguar paqen në Botë! Vendet demokratike janë më pak të orientuara nga lufta, sepse edhe mekanizmat për ta arritur një gjë të tillë janë shumë të vështira, ku në shumicën e rasteve duhet vullneti i shumicës dhe i qytetarëve!

Historia e njerëzimit ka dëshmuar se luftërat janë shkaterruese, sepse sjellin humbje jetësh, uri, shkaterrime e dhunime masive të të drejtave të njeriut, por po ashtu është e vërtetë se pa luftëra historia njerëzore nuk do të ishte e tillë e po ashtu luftërat sjellin edhe ndryshime radikale, zhvillime të rëndësishme teknologjike, evolucion të të drejtës ndërkombëtare mbi bazën e precedentëve!

Rusia tashmë zyrtarisht ka hyrë në luftë me Ukrainën, të cilën edhe pse e quan pjesë të historisë, në fakt është njësoj si pozicioni i Shqipërisë nën sundimin osman! Ukraina, vazhdimisht është detyruar nga rrethana historike të jetë nën sundimin rus, por kurrë ky sundim nuk ka ndodhur me vullnetin e popullit ukrainas!

Kjo luftë ka cenuar hapur dhe në mënyrë brutale të drejtën e vetëvendosjes së popujve, sepse Rusia nuk ka asnjë justifikim për sulmin ndaj Ukrainës! Kjo gjë mund të krijoj një aksi9k zinxhirë në Botë duke bërë që edhe vende të tjera të marrin nisma te ngjashme. Mandje, ka nga ata të fantaksur që hamendësojnë se edhe Serbia mund të bëj një gjë të ngjashme me Kosovën ashtu si Rusi me Serbinë! Po pse Serbia nuk ka shance?
Së pari, Ballkani Perëndimor është zonë influence amerikane!
Së dyti, pavarësia e Kosovës është aksion dhe sukses amerikan!
Së treti, Serbia ka nje pozitë shumë të vështirë në Ballkan për shkak te luftërave në ish Jugosllavi dhe nëse tenton të bëj aventura te reja, rrezikon copëtime te tjera territoriale duke cënuar rëndë sovranitetin e saj!
Së karti, shqiptarët janë shumë në Ballkan dhe do e ndeshkonin rëndë Serbinë!

Shumë mendoj se Rusia do të ketë sukses në këtë aventurë ushtarake! Luftërat nuk bëhen më si më parë në front. Nuk mendoj se Ukraina do të bëj luftë frontale me Rusinë, sepse do të humbiste, por do të pres hyrjen e trupave ruse në thellësi të territorit për të bërë luftë guarrile! Rusia nuk do të mund ta mbaj kurrë të pushtuar popullin ukrainas dhe do të jetë një luftë pa fund derisa trupat ruse, pas humbjeve të konsideruara të tërhiqen!

Pasojat, do të jenë, se Rusia do të konsiderohet përjetësisht një vend armik për popullin ukrainas duke humbur në të ardhmen çdo mundësi bashkëpunimi apo miqësie! Nëse ka njerëz që mendoj se Rusia do e fitoj këtë luftë e kanë shumë gabim!

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sam: 24/02/2022 21:14

    Shoku Alban Eshte ukraina vend demokratik? Eshte Shqiperia vend demokratik? Ty te pyeten kur Shqiperia hyri ne Nato apo ne Traktatin e Varshaves? Krahasimi Turqi Shqiperi me Ukraine por ti permend Sundimi osman Most of Ukraine fell to the Russian Empire under the reign of Catherine the Great; in 1793

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën