Pse Shkupi zyrtar nuk pranon
ndihmën e Kosovës për Tetovën?

Pse Shkupi zyrtar nuk pranon<br />ndihmën e Kosovës për Tetovën?
Autoritetet shtetërore të Maqedonisë nuk kanë pranuar ofertën e Prishtinës zyrtare për dërgimin e njësiteve të Forcave të Sigurisë së Kosovës, për të ndihmuar rajonin e Tetovës.
 
Kryeministri Isa Mustafa ka konfirmuar se i ka ofruar autoriteteve të Shkupit ndihmën e nevojshme me ekipet të FSK. Këto forca kanë edhe njësitet e posaçme të kërkimeve që do të përshpejtonin operacionin e kërkimit të 6-vjeçares së zhdukur në Shipkovicë të Tetovës, ku sot po bëhet dita e katërt dhe nuk është gjetur asnjë gjurmë për të, edhe pas shumë gërryerve dhe pastrimeve pranë shtëpisë ku dyshohet se mund të jetë trupi i 6 vjeçares Rina Ahmeti.
 
Ja se çfarë kishte deklaruar kryeministri Mustafa lidhur me ofertën për të ndihmuar.
 
Këtë ofertë ua kemi dhënë edhe autoriteteve të Maqedonisë, mbetet çështje e hapur, prandaj unë sot iu kisha lutur që vetëm në qoftë se vijmë në situatë që duhet të dërgojmë, atëherë ta kemi pajtueshmërinë e Qeverisë, që t’i drejtohemi Presidentes, sepse pastaj Presidentja autorizon pjesëmarrjen e njësive tona jashtë për të dhënë ndihmën dhe kontributin e tyre”, deklaroi kryeministri Mustafa.
 
Kjo gatishmëri është hezituar të komentohet nga ana e autoriteteve qeveritare të Shkupit.
 
Ndërkohë, dje është raportuar se autoritetet kufitare të Maqedonisë kanë penguar hyrjen e ndihmave nga Kosova për banorët e zonave të vërshuara të Tetovës./INA/

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës