Pse të rinjtë ndjejnë efekte anësore më të forta nga vaksina anti-COVID?! Flet mjeku amerikan: Pas injektimit mos bëni aktivitete të rënda fizike

Pse të rinjtë ndjejnë efekte anësore më të forta nga vaksina anti-COVID?! Flet mjeku amerikan: Pas injektimit mos bëni aktivitete të rënda fizike

Foto ilustruese

Efektet anësore të vaksinës, si dhimbje koke, këputje apo temperaturë, janë shenja të reagimit të sistemit imunitar dhe ndeshen rëndom gjatë imunizimeve.

 “Një ditë pas vaksinimit nuk duhet të planifikoni aktivitete të rënda fizike,” thotë Dr. Peter Marks, shefi për vaksinat pranë Administratës amerikane për Ushqimin dhe Barnat, i cili thotë se edhe vetë ndjeu këputje pasi bëri dozën e parë.

Ja çfarë ndodh: Sistemi imunitar vepron me dy pista, njëra aktivizohet në momentin kur organizmi dikton një objekt të huaj në trup. Qelizat e bardha mobilizohen në atë pjesë të trupit ku ka ndërhyrë “armiku” duke shkaktuar enjtje gjë që shoqërohet edhe me ethe, dhimbje të lokalizuar dhe këputje.

Kjo përgjigje e shpejtë e sistemit imunitar dobësohet me kalimin e viteve. Për këtë arsye të rinjtë ndjejnë efekte më të forta anësore se sa të rriturit. Po ashtu, disa vaksina shkaktojnë reaksion më të fortë.

Por, çdokush reagon ndryshe. Nëse një apo dy ditë pas vaksinimit nuk ndjeni efekte anësore, mos mendoni se vaksina nuk po funksionon.

Edhe pa u ndjerë, vaksinat vënë në veprim pistën e dytë të sistemit imunitar, e cila ofron mbrojtjen e vërtetë duke prodhuar antitrupa.

Një tjetër efekt anësor i bezdisshëm vërehet kur ënjten nyjet limfatike, si për shembull gjëndrat nën krahë. Grave u këshillohet të bëjnë një mamografi para vaksinës së COVID-it në mënyrë që gjëndrat e enjtura të mos diagnostikohen gabimisht si kancer.

Jo të gjitha efektet anësore janë normale. Pas administrimit të qindra miliona dozash në mbarë botën dhe pas ndjekjes me vëmendje të reagimit të të vaksinuarve, një përqindje e vogël e atyre që bënë vaksinën AstraZeneca apo Johnson & Johnson raportuan mpiksje gjaku. Por autoritetet shëndetësore thonë se përfitimet nga vaksina i tejkalojnë disafish rreziqet.

Disa individë kanë pësuar reaksion të rëndë alergjik. Për këtë arsye, pas vaksinimit, të gjithë duhet të presin në klinikë për 15 minuta për të garantuar se nuk do të kenë reaksion.

Autoritetet po përpiqen të zbulojnë nëse enjtja e përkohshme e indit të zemrës që ndodh gjatë disa formave të infeksionit, mund të jetë efekt anësor i vaksinave që përdorin kodin gjenetik RNA, si Pfizer dhe Moderna. Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë ende nuk e dinë nëse ka lidhje mes tyre, prandaj po ndjekin të dhënat sidomos për reagimin e adoleshentëve dhe të rinjve./VOA

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'