Pse Tuna dhe Cozman përfliten
si përdorues të marijuanës?

Pse Tuna dhe Cozman përfliten<br />si përdorues të marijuanës?
Nuk kanë kaluar 48 orë nga dalja e klipit të tyre më të ri “Holla”, klip i cili u përfol shumë për skenat që Cozman dhe Tuna sollën. Por, duket se ky klip nuk ishte në ogur i mirë për Tunën dhe Cozman, pasi dje u përfol në media se ata janë arrestuar gjatë ikjes në Ulqin për koncertin e radhës.

Këtë e ka mohuar menaxheri i tyre, ku ka shprehur se Tuna dhe Cozman nuk janë arrestuar nga policia malazeze, madje e ka konsideruar një shpifje të ulët. “Artistët janë në Prishtinë dhe nuk kanë udhëtuar fare në Ulqin.

Lajmi për arrestimin e tyre nuk është i vërtet”, thuhet në reagimin e menaxherit të këngëtarëve. Tuna dhe Cozman nuk kanë mundur të shkojnë fare në Ulqin për shkak të kolonave të gjata dhe aksidenteve në autostradën “Ibrahim Rugova”. Ata sipas menaxherit ndodhen në Prishtinë dhe mbrëmë kanë performuar në Vushtrri. 

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print 

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Apeli konfirmoi 1 vit burg për Salianjin, hidhet shorti, vendimin do e ekzekutojë prokurorja Elona Alvora

Apeli konfirmoi 1 vit burg për Salianjin, hidhet shorti, vendimin do e ekzekutojë prokurorja Elona Alvora