Pse u nda Rita Ora nga Calvin Harris kaq paprtitur?

Pse u nda Rita Ora nga 
Calvin Harris kaq paprtitur?
Këngëtarja Rita Ora dhe i dashuri i saj kanë pasur një ndarje të papritur në fillim të këtij muaji.

Rita Ora kishte ndërmarrë një udhëtim sekret për në Los Angelos pa dijeninë e Calvin.

Këngëtari Harris është lajmëruar për këtë nga një shofer i saj me të cilin ka udhëtuar pas saj edhe Calvin.

rita ora

Ai ka treguar që Ritën e ka lënë në një hotel ku ka qëndruar për dy ditë pa u shfaqur në publik.

Calvin pas kësaj ka shkruar në rrjetin e tij social “Twitter” se është ndarë nga Rita, “ajo është e bukur dhe e talentuar, i uroj më të mirat”, shprehet ai.

Ritës kjo i ka ardhur e papritur, dhe pas asaj kohe është parë duke festuar dhe duke u argëtuar.

Ditën e djeshme ajo festoi me miqtë e saj ndërsa pak ditë më parë shpërndau një foto të vetes duke gatuar për familjen, gjë që e konfirmon vetë.

Së fundmi Rita ka shkruar në rrjetin e saj social “Twitter” se ka kaluar kohë të mrekullueshme me të dashurin e saj dhe do se do t’i mbajë në mendje gjithmonë kujtimet.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lushnje/ Merr flakë furgoni i mallrave, shpëton mrekullisht shoferi

Lushnje/ Merr flakë furgoni i mallrave, shpëton mrekullisht shoferi