Pse u ndërprenë punimet?! Banorët e Mirditës dhe Matit protestë për rrugën e Lurës, krah tyre edhe deputetë të PD

Banorët e Lurës, Matit dhe Mirditës zhvilluan një protestë për të kundërshtuar ndërprerjen e punimeve në segmentin rrugor Perlat-Lurë, në një proces që sipas tyre i mungon transparenca. Në mbështetje të banorëve ishin dhe përfaqësues të opozitës.

Rruga Perlat-Lurë me gjatësi 42 km është financim i Qeverisë Shqiptare përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit me vlere 12.8 euro dhe punimet duhet të përfundonin brenda muajit mars të këtij viti. Nuk ka një sqarim zyrtar nga firma që ka fituar tenderin se përse janë ndërprerë punimet e nisura në vitin 2022.

Ndërkohë banorët thanë se do të përshkallëzojnë protestën nëse nuk ka reagim për rinisjen e punimeve në këtë aks shumë të rëndësishëm për zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë lokale.

Në mbështetje të banorëve ishin dhe përfaqësues të opozitës të cilët i bënë thirrje qeverisë që të marrë masa për përfundimin e këtij segmenti rrugor.

SI.E./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 20 Mars, 10:18

    Nisin kualifikueset e Botërorit, si del Angli-Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Zelensky: Delegacionet e SHBA-së dhe Ukrainës do të takohen të hënën në Arabinë Saudite! Në të njëjtën ditë takohen amerikanët me rusët

Zelensky: Delegacionet e SHBA-së dhe Ukrainës do të takohen të hënën në Arabinë Saudite! Në të njëjtën ditë takohen amerikanët me rusët