Pse u tërhoq Madeleine
Albright nga tenderi për PTK-në

Pse u tërhoq Madeleine <br />Albright nga tenderi për PTK-në
Një fond investimi i drejtuar nga Madeleine K. Albritght, ish-sekretarja amerikane e Shtetit, ka vendosur të tërhiqet prej garës për të marrë një pjesë të madhe të PTK-së në Kosovë, ka bërë të ditur një zyrtar i lartë i fondit “Albritght Capital Management”, i cili është cituar nga gazeta “New York Times”.

Tërheqja është bërë përpara 31 janarit, që ishte afati i fundit për aplikim, ku ishin futur pesë konsorciume që kanë shprehur interesim për ta blerë kompaninë e telekomunikimit.

Vendimi gjithashtu ka ardhur për shkak të shqetësimit në rritje në Kosovë dhe jashtë saj për mundësinë e konfliktit të interesit ose trajtimit të veçantë për fondin e prirë nga Dr. Albright, e cila kishte luajtur një rol të rëndësishëm në ndërhyrjen e vitit 1999, që i kishte prirë ndarjes së Kosovës prej Serbisë dhe deklarimit të pavarësisë së saj në vitin 2008, raporton Koha Ditore.

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit