Situata mes dy reperëve shqiptarë nuk është asak e mirë. Noisy i ka bërë bllok në rrjetet sociale kolegut të tij Svene Saraqit dhe i ka kërkuar platformës “Youtube” që të fshijë këngën e tyre “Si me kon zezake”. Kështu që kompania Acro Max (që mbron të drejtat e autorit) i ka dërguar një email Sevenit dhe i ka kërkuar që ta fshijë këngën me kërkesën e kolegut të tij, Rigels Rakuj, i njohur si Noizy. Kjo këngë është realizuar rreth katër vite më parë, dhe pati goxha sukses.
Saraqi ka bërë një status në Instastory ku i kërkon Noizyt të mos mbajë inat. “Noizy kërkon të tërheq këngën “Si me kon zezake” para 4 vitesh. Nuk mundem ta bëj tag se më ka bërë block. Tek kënga “Si me kon zezake” shumë mirë e dimë që vet ti ke dashur të hysh në këngë kur e kemi punuar në studio me Boom-in. E ke ditur që është hit për atë arsye ke hyrë si mysafir. Me të vërtetë dua të di pse je i nevrikosur? Është dashuri, është thjesht muzikë, mos u drejto nga ndjenjat Kiki, lol,”- shkruan Seven.
Gjithsesi ende nuk bëhet e qartë se kur filloi ky konflikt!