Pse Vladimir Putin nuk ka frikë nga Perëndimi dhe po i sfidon me luftë?

Pse Vladimir Putin nuk ka frikë nga Perëndimi dhe po i sfidon me luftë?

Vladimir Putin

Pse sillet Putini si shantazhues?

Sepse Europa dhe Amerika (sidomos nën Trumpin) ia hapën dyert:

1.Presidenti francez Emmanuel Macron, duke ëndërruar të bëhet një Charles de Gaulle i ri, e shpalli NATO-n të vdekur (intervista e famshme dhe famëkeqe në The Economist)

2.Kur Gjermania besoi se duke blerë gaz rus, Putini qetësohet. Andaj e shpërbleu me një gazsjellës të ri që anashkalon Ukrainën dhe Poloninë

3.Kur agjentët rusë helmonin dhe vrisnin kritikë të Putinit nëpër Europë, përgjigjja perëndimore kundër këtij agresioni të Kremlinit ishte e vakët, me dorëza pambuku

4.Kur Donald Trumpi përbuzi demokracinë dhe nisi të adhurojë Putinin, ndonëse Moska kishte tentuar të manipulojë zgjedhjet në SHBA

5.Kur ministrja e Jashtme e Austrisë e ftoi në dasmë Putinin dhe në shenjë nderimi i ra në gjunjë

6.Kur politikanët racistë austriakë shkrepnin selfie nga Moska dhe kohën e lirë e kalonin në shoqëri me ultranacionalistë serbë në Banjallukë dhe Beograd

7.Kur politikanët italianë si Matteo Salvini hapur adhuronin Putinin

8.Kur Viktor Orbani i Hungarisë e njollos BE-në prej së cilës merr miliarda euro dhe ëndërronte ta bëjë Hungarinë njëfarë Mini-Rusie të Europës Qendrore

9.Kur partia e politikanes franceze Marine Le Pen merrte kredi nga institutet financiare të Rusisë

10.Kur qeveria britanike lejonte që Londra të shndërrohet në Londongrad, një fole e sigurt për oligarkët rusë

11.Kur kryeministri i Sllovenisë Janez Jansha sillet si pionier i Putinit

12.Kur presidenti kroat Millanoviq jep deklarata anti-NATO në kontekst të krizës së Ukrainës dhe kryeministri Plenkoviq detyrohet të kërkojë falje

13.Kur BE dhe jo pak gazetarë perëndimorë nuk e merrnin seriozisht tentimin për puç të Rusisë në Mal të Zi në vitin 2016

14.Kur BE nuk ushtroi presion të qartë ndaj 5 vendeve anëtare (Spanjës, Greqisë, Sllovakisë, Rumanisë dhe Qipros) për të pranuar pavarësinë e Kosovës

15.Kur ish-kancelari gjerman Gerhard Schröder në një moment poshtërsie gjeostrategjike tha se ajo çfarë bëri Putini në Krime e ka bërë Perëndimi në Kosovë më 1999 – një krahasim skandaloz, i pavërtetë, ahistorik

16.Kur Ukraina i demaskon shumë europianë: më 2003 në metropole europiane dilnin mijëra njerëz në protesta kundër luftës së Irakut (me të drejtë), ndërsa sot në Berlin nuk dalin në rrugë as 100 veta në mbrojtje të Ukrainës, në Paris as 10, në Vjenë asnjë. Atëherë luante rol antiamerikanizmi, sot luan rol oportunizmi, demagogjia dhe aty-këtu edhe adhurimi për regjimin e Putinit

17.Kur Putini para syve i thoshte Macronit ditë më parë se Ukraina, “e bukura ime – deshi, s’deshi duhet të nënshtrohet” dhe Macron ende lejonte të mashtrohej nga Putini

18.Kur politikanët socialdemokratë gjermanë, plus komunistët e diktaturës gjermanolindore për krizën në Ukrainë i akuzonin “të dy palët”, një vokabular ky që shpesh është dëgjuar edhe nga burokratët e BE-së në raport me Kosovën sa herë që ka eskaluar konflikti me Serbinë (burokratë që marrin rroga mujore deri në 20 mijë euro pa prodhuar rezultate)

19.Kur me vite të tëra Serbia alimentohet me miliarda euro dhe tolerohet të destabilizojë Ballkanin me ndihmën e Rusisë

20.Në fillim të javës së ardhshme në Beograd pritet të vijë kryespiuni i Putinit. Athua është e shqetësuar Europa?

P.S: Më fjalë të tjera: kur i tradhton vlerat perëndimore, mos prit mëshirë nga Putini.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi