Pse vriten gratë? Për dreq, njësoj si Alma në të njëjtin vend, në Bunë, në të njëjtën datë

Pse vriten gratë? Për dreq, njësoj si Alma në të njëjtin vend, në Bunë, në të njëjtën datë

Foto ilustruese

Dje pasdreke, një tjetër grua u hodh në lumë.

Në Bunë. Në Shkodër.

‘Fluturimi’ i Almës për të cilën kisha shkruar tamam në nisje të muajit maj, nuk e kish ulur pezmin e rëndë të dhimbjes po në atë anë të Bunës.

I njëjti dëshpërim.

I njëjti trishtim.

E njëjta përbuzje. E së njëjtës gjini. Në po të njëjtin vend.

Për dreq, në të njëjtën datë.

Po pse gratë vriten më së shumti?

Cila është ajo arsye jashtë detyrave të së përditshmes, kënaqësisë që të jep bashkësia, që u jep forcën e këtij veprimi kriminal ndaj jetës së tyre?

Përse ato mohojnë jetën para urtësisë së mendimit? Paqtësisë që të jep ulësia hyjnore?

Cili është ai çast që ua shkund arsyetimin duke bërë që zgjidhje dot mos të gjejnë? Dhe në fund përse gratë, ato që kanë rolin edukator kryesues në familje, veçanërisht ato, shkojnë drejt suicidit të pakthyeshëm?

Ne nuk duhet të harrojmë se çdo familje, çdo grua ashtu si dhe çdo burrë është pjesë e shtetit. Ndërsa ata vetë janë pjesë e familjes. E derisa të gjithë bashkë gëzojnë tipare dhe veçoritë e tyre përkatëse në raport me tërësinë, atëherë është e domosdoshme harmonizimi i edukimit të fëmijëve dhe i grave me formën e rregullimit shtetëror.

Sepse për të ndërtuar një shtet të mirë, është e rëndësishme që edhe gratë dhe fëmijët të bëhen të mirë.

Dhe kjo padyshim është shumë e rëndësishme sepse gratë përbëjnë gjysmën e njerëzve të lirë, kurse fëmijët do jene ata, që nesër do jenë anëtarët e kësaj bashkësie shtetërore.

Ndaj dhe kjo është vetëm një prej formave më të mira të rregullimit shtetëror.

A duhet t’i kemi ato më shumë në kujdes? Top Channel

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkodrani: 02/06/2024 16:14

    Keto jan pasojat e problemeve Social Ekonomike qe po kalon Shkodra. Shkodrant nuk kan nevoje per fasada, duan mireqenie, siguri, prosperitet per femijet e te ardhmen e tyre. Shkodra eshte kthyer fushebetej politike, ku krimi e injoranca mbi zoterojn, pak vdesin sa duhet te vdesin, pak vendosin te ikin sa duhet te ikin. Zoti i bekofte gjith shqiptaret, ama paskemi qen e keqja vetes.

    Përgjigju
    • Shkodrani: 02/06/2024 19:39

      @Bureto E theksova Krimi dhe injoranca mbi zoterojn.! Rasti Almes i ka te dyja brenda, injoranca me cilen ajo femer ishte rritur perfundoj ne krim ku mori 3 jet te pafajshme, pergjigjen e mori me vete ne varr. Shteti per te mbuluar veten beri fajtor bashkshortin.! Po per ket te ndjeren tjeter kuj do ja len fajin.?

    • Bureto: 02/06/2024 17:53

      Jo mo shkodran, jo! Nuk eshte varferia,sado ekstreme qe te jete ajo qe te ben te sakrifikosh jeten! Deri me sot nuk ka neuropsikiater qe mund te shpjegoje se çfare ndodh me trurin e atij/asaj qe vendos te sakrifikoje jeten. Se si ka mundesi qe, kishte ç'kishte Alma me te shoqin, mori me vete dhe tre femijte e saj te vegjel?! Na e shpjegon dot ti kete hata? Pse femijte shkodran, pse ata, ku më i vogli qe 3-4 vjeç?

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës