Emri më i lakuar i merkatos së verës padyshim që është kroati Luka Modric, i cili është në qendër të vëmëndjes nga shumë klube. Reali i Madridit, Çelsi, PSG, Manchester United janë vetëm disa nga klubet që janë vënë në garë për shërbimet e tij. Pak ditë më parë vetë mesfushori doli hapur në media duke shfaqur hapur dëshirën për t’u transferuar te merenguesit. Atëherë kur mendohej se kalimi ishte një fakt i kryer, Le Parisien njofton se PSG i ka ofruar 40 milionë euro klubit të Totenhemit për transferimin e futbollistit. Tanimë situatë është komplikuar ndjeshëm, pasi sheikët e klubit francez dhe trajneri Anceloti e kërkojnë me ngulm kroatin në mezin e fushës. Këtë merkato klubi francez i PSG ka realiauar një blerje mjaft cilësore si Laveci për 28 milionë euro. Në rast se do të arrinte të merrte edhe Modricin, atëherë pa padyshim që do të cilësohej si mbretëresha e merkatos së verës. Sakaq Reali i Madridt ka ofruar 35 milionë euro dhe pret i qetë zhvillimet, pasi është i avantazhuar nga dëshira e futbollistit.
/Shqiptarja.com






