Paris Saint- Germain është hedhur menjëherë në sulm përsa i përket merkatos. Pas largimit të Gianluigi Buffon parizienët i kanë rrëmbyer Chelsea-s një portier të talentuar si Marcin Bulka. 19- vjeçari polak i cili tek Chelsea njihej si e ardhmja e portës londineze do të shkojë te PSG me kosto zero.
Chelsea edhe pse ka probleme me portën ku ka vetëm një portier të niveleve të larta si Kepa Arrizabalaga nuk e ka thirrur as për këtë sezon Marcin Bulka. Nga ana tjetër PSG blindon portën e saj. Bulka do të konkurrojë me Areolën për vendin e titullarit ndërsa ka parizienët kanë dhe dy portierë të tjerë në pozicion Remy Descamps dhe Sebastien Cibois. Kurse Kevin Trapp është në huazim të përkohshëm tek Eintracht Frankfurt.