Presidenti francez, Emmanuel Macron e përgëzoi Paris Saint-Germain për titullin e dytë radhazi të Ligës së Kampionëve pas triumfit të ekipit francez ndaj Arsenalit në Budapest.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Macron vlerësoi suksesin e Parisit, duke theksuar krenarinë që vendi ndjen për arritjen historike të klubit parizien.
“Një yll i ri shkëlqen mbi Parisin! Urime PSG-së që e bën të gjithë Evropën të ëndërrojë. Franca është krenare”, shkroi Macron.
Lajmi kryesor:
PSG triumfon nga 'ruleta e 11 metërshave' kundër Arsenalit, francezët fitojnë trofeun e Champions League për vitin e dytë radhazi! 120 minutat u mbyllën 1-1







