Psikiatriku Elbasan i mbingarkuar 
të shtruar dhe të dehur e të droguar!

Psikiatriku Elbasan i mbingarkuar <br />të shtruar dhe të dehur e të droguar!
ELBASAN - Spitali psikiatrik në Elbasan vuan nga mungesa e vendeve. Shqetësimi ngrihet nga psikologja e këtij institucioni, pikërisht në ditën e shëndetit mendor. Aktualisht në këtë spital janë të shtruar 340 pacientë
...
Në ditën botërore të shëndetit mendor, psikologja e spitalit psikiatrik jep alarmin për mungesën e kapaciteteve. Adela Lamçja thotë se aktualisht kjo qendër ka mbi kapacitet mbi 30 pacientë. Sipas saj shkak i mbingarkesës është paraqitja nga policia e personave të dehur, të droguar e të braktisur të cilët nuk i përkasin kësaj strukture shëndetësore. 

“Kapaciteti i këtij spitali është 310 shtretër dhe aktualisht jemi rreth 30 shtretër mbi këtë kapacitet. Raste të pastrehësh ose persona të alkoolizuar që gjenden në rrugë shoqërohen nga forcat e rendit për tek ne, por e duhura do të ishte që të bëhej një vlerësim psikologjik ose në ambientet e policisë nuk e di nga psikologu atje ose t’i drejtoheshin Qendrës Komunitare për një vlerësim më të specializuar dhe pastaj të arrin tek ne sepse spitali psikiatrik nuk ofron shërbim për personat e alkoolizuar, për personat abuzues me substancat ose për personat me çrregullime të personalitetit”, shprehet Lamçja.
 
psikiatriku elbasan

Sipas psikologes Lamçja, një nga shkaqet e kësaj gjendje është kriza ekonomike. Ndërkohë nuk përjashtohen edhe mosha shumë të reja,të cilët pësojnë goditje të rënda mendore. 

“Ka pacientë që bëhen mirë por fatkeqësisht nuk ka kush t’i presë ose kanë kushte shumë të vështira sociale për tu kthyer ne komunitet dhe qëndrojnë këtu për një kohë të gjatë”, thotë ajo.
 
Në këtë qendër të shëndetit mendor, janë gjithsej 340 pacientë.

psikiatriku elbasan

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar