Psikiatrja për Report Tv: COVID-i shkaktoi stres kolektiv! Si ta kalojmë? Fokusohuni te festat (VIDEO)

TIRANË- Jemi futur në muajin e dhjetë të pandemisë së COVID-19 në vendin tonë dhe kjo situatë e ngarkuar ka rritur numrin e qytetarëve që shfaqin probleme me stresin.

Psikiatrja Arjana Rreli tregon se tek personat që e kanë kaluar COVID-19, ky virus ka lënë gjurmët e tij.

“Aktualisht kemi shumë problematika që lidhen më tepër me çfarë përfshirja fizike nga COVID-19 tek personat që e kanë kaluar atë kanë lënë gjurmët e veta. Po ashtu nuk përjashtohen personat të cilët mbi bazën e problematikës të krijuar në terren, pra negativitetit dhe gjithë informacioneve që amplifikojnë impulse negative, shfaqin simptoma të stresit dhe të ankthit edhe pa u infektuar nga ky virus. Mendoj që sot nuk i shpëton dot askush këtij stresi i cili duket që është tashmë kolektiv”-u shpreh Arjana Rreli.

Shenjat e ankthin shfaqen më tepër nga qytetarët, numri i të cilëve që kanë nisur t'i pranojnë këto problematika është rritur, thotë psikiatrja.

“Është rritur numri i qytetarëve për faktin  jo vetëm që problematika është më frekuente kështu që nuk i shpëton dot ankimit dhe verbalizimit të këtyre problemeve por nga ana tjetër duket që ka një ulje të barrierës që mbart problematika e shëndetit mendor. Tashmë kjo barrierë është ulur për faktin që ndjehemi të gjithë pothuajse njësoj të stresuar dhe të trysuar nga ky lloj negativiteti kështu që kemi më pak kompleks për ta treguar problemin tonë”-tha psikiatrja.

Ajo cka Rreli u sugjeron qytetarëve për ta kaluar sa më lehtë periudhën e pandemisë, është stili i një jete të shëndetshme dhe fokusimi tek festat e fundvitit.

“Gjithmonë jeta e shëndetshme pa diskutim, sa më pak të gjurmojmë informacionet sepse ka një tendencë që për tu ndjerë i mbrojtur kërkon të jesh i mbi informuar por kjo kthehet në boomerang negativ. Bisedat me njëri tjetrin të mos jenë të ngarkuara me këtë lloj negativiteti. Të shijojnë festat që vijnë një herë në vit. Është një periudhë që sa është e mbushur me negativitet po aq ka edhe pozitivitetin e fundvitit”-tha psikiatrja Arjana Rreli.

Përballja me këtë pandemi ka ndryshuar përditshmërinë e cdo qytetari që tashmë duhet ti përshtatet masave anti-COVID për të shmangur infektimin me virusin.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja