Psikiatrja shqiptare në Zvicër: S’raportohet për shqiptarë të prekur, do të rritet numri i divorceve

Me lidhjet e drejtpërdrejta të shumta gjatë këtyre ditëve, Report Tv ishte sot në Zvicër ku folëm me psikiatren, Ermira Hoti, një mjeke nga Shkodra e cila prej vitesh jeton atje. Ajo deklaroi për gazetarin se Zvicra ndodhet në këto momente në një fazë të qetë të sëmundjes dhe shpresohet që një gjë e tillë të vijojë edhe më tej.

Këto ditë ndjehet më tepër fakti i izolimit social. Shifrat janë në ulje. Domethënë spitalet në Zvicër nuk kanë mungesë të shtretërve as në terapi intensive, as në urgjencë. Por çdo gjë është e mbyllur. Komplet të mbyllura. Janë hapur sot vetëm shërbimet me motor në shtëpi.”,  tha doktoreshë Hoti.

Por, a ka shqiptarë të cilët janë prekur nga Covid-19 në Zvicër?

Nuk kam parë ndonjë shkrim për ndonjë bashkëpatriot të prekur me Covid-19. Karantina me shumë do të lërë pasoja tek ne dhe do të ndryshojë edhe mënyrën tonë të jetesës…

Karantina është një pengim i lirisë dhe zhvendosjes së njerëzve. Ne psikologët e kemi rekomanduar gjithmonë jetën sociale që ka qenë një nga armët kundër depresionit, kundër ankthit, kundër izolimit social. Normal, aktualisht njerëzit sipas kushteve, kanë pengesa, kanë rritje të ankthit. Njerëzit që më përpara kishin frikë tashmë kanë një arsye më tepër për tu ndjerë në ankth. 

A do ta rrisë Covid-19 numrin e divorceve?

Këtu ndonjëherë divorcet bëhen edhe pas pushimeve sepse karantina ashtu edhe pushimet për shumë çifte shërben për tu zënë. Më përpara çiftet kishin aktivitete të ndryshme dhe i pengonin që të shikonin  vështirësitë e njëri-tjetrit. Në këto momente njerëzit janë përballë njëri tjetrin dhe nuk mund të luajnë ‘Kuka-Fshehtas’. Divorcet lidhen me karantinën por kanë qenë probleme të brendshme.

Si po e zhvillon ajo punën e saj gjatë këtyre ditëve?

Puna ime lidhet me mirëmbajtjen e pacientëve nga ana psikologjike. Unë punoj në një qendër që aktualisht është kthyer në qendër për Covid-19. Evitoj të shkoj në zyrën time. Konsultimet i bëj me telefon. Ndonjëherë bëj dhe konsultime jashtë. Ec me pacientin. Kemi edhe raste të reja.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Dua Lipa zgjedh Shqipërinë si vendin e preferuar për verën 2024

VIDEOLAJM/ Dua Lipa zgjedh Shqipërinë si vendin e preferuar për verën 2024