Shembet skela 60 metra e lartë në Zvicër, 4 punëtorë të vdekur, 8 të plagosur! Mes viktimave 1 shqiptar e 2 portugezë

Shembet skela 60 metra e lartë në Zvicër, 4 punëtorë të vdekur, 8 të plagosur! Mes viktimave 1 shqiptar e 2 portugezë

Shembja e skeles ne Zvicer

Një shqiptar dhe dy punëtorë ndërtimi portugezë u konfirmuan mes katër viktimave të gjetura në rrënojat e shembjes së një skele e cila ishte instaluar në një ndërtesë 19-katëshe në ndërtim e sipër në qytetin perëndimor zviceran të Lozanës, tha policia vendase.

Ngjarja u shënua pasditen e së premtes, 12 korrik 2024.

Struktura 60 metra e lartë u rrëzua rreth orës 9:30 me orën lokale, kur punëtorët nisën punën.

Aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një kamion, i cili ‘tërhoqi skelat poshtë’ por hetimet po vijojnë bëjnë të ditur mediat zvicerane

Prokuroria publike e Vaud ka nisur një hetim për të përcaktuar saktësisht se çfarë ka ndodhur.

Sipas mediave lokale punëtorët në kantier ishin kryesisht shtetas portugezë dhe shqiptarë. Ndërkohë nuk është identifikuar ende kombësia e viktimës së katërt. 

Përveç katër të vrarëve, tetë të tjerë po trajtohen për lëndime, ku katër thuhet se janë në gjendje të rëndë, ndërsa të tjerët kanë pësuar lëndime mesatare deri të lehta.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Lindja e Mesme/ Al Jolani: Nuk duam konflikte, edhe gra në qeverisje! OKB: Procesi politik në Siri të jetë gjithëpërfshirës! Hapet aeroporti i Damaskut

Lindja e Mesme/ Al Jolani: Nuk duam konflikte, edhe gra në qeverisje! OKB: Procesi politik në Siri të jetë gjithëpërfshirës! Hapet aeroporti i Damaskut