I zëvendësoi djalin, babai i futbollistit shqiptar tenton të godasë me çadër trajnerin e Zyrihut në Zvicër

I zëvendësoi djalin, babai i futbollistit shqiptar tenton të godasë me çadër trajnerin e Zyrihut në Zvicër

Trajneri i Zyrihut dhe çadra e gjuajtur në drejtim të tij

Një ngjarje që ka shokuar jo pak, me protagonist babain e një futbollisti shqiptar, ka shokuar Zvicrën. Gjithçka ndodhi për shkak se trajneri i klubit të Zyrih, aktivizoi në pjesën e dytë të një ndeshje kupe futbollistin shqiptar Labinot Bajrami. Mirëpo për shkak se nuk i pëlqeu impenjimi, trajneri e nxorri sërish nga fusha lojtarin, duke shkaktuar një zemërim të madh tek ky i fundit.

Megjithatë kjo situatë nuk përfundoi me kaq, pas inga tribuna në drejtim të trajnerit Rikardo Muniz fluturoi një çadër. Ndeshja u ndërpre për pak minuta pasi rezultoi që babai i futbollistit shqiptar kishte dashur të godasë trajnerin në fjalë. Pasi Bajrami u nxorr nga sigurimi i stadiumit ndeshja rinisi dhe u mbyll me rezultatin 2-0 në favor të Zyrihut.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Force: 19/08/2024 12:34

    Bravo Vetem me forc ecet perpara N

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë