Socialistët nuk do ti shohim kaq pranë njëri tjetrit në organizimin e radhës të Asamblesë. Për herë të parë, Asambleja Kombëtare e PS do të zhvillohet online, në pamundësi për të mbledhur fizikisht një numër të konsiderueshëm njerëzish , për shkak të pandemisë Covid-19.
Report tv mëson se Asambleja online nuk do të zhvillohet vetëm në Tiranë, ndonëse aty do të jetë baza kryesore. Selia rozë po shqyrton mundësinë e mbledhjes së ekipeve të saj në 3 rajone të Shqipërisë, rajoni i veriut të organizohet në Shkodër, rajoni qendror në Tiranë dhe jugu në Fier. Të gjitha këto rajone do të jenë në komunikim online me bazën në Tiranë, ku socialistët mendohet të organizohen tek Amifteatri, i cili sipas tyre ka kapacitet mjaftueshëm për të siguruar distancimin e nevojshëm.
Ndonëse nuk është caktuar ende një datë, i sigurt është fakti që Asambleja Kombëtare e PS do të mblidhet brenda javës së parë të shtatorit, pra pa filluar sesioni i ri parlamentar.
Ndryshime të rëndësishme pritet të ketë në kupolën e Partisë Socialiste pasi nga Asambleja do të dalin dhe organet drejtuese të kësaj partie, sekretari i përgjithshëm i Partisë, kryesia, dhe sekretariati ekzekutiv. Sa i përket kryesisë, jo pak pikëpyetje ka për disa nga anëtarët aktual si Ditmir Bushati, Fatmir Xhafaj, Vangjush Dako etj.
Organizimi i Asamblesë do të shtojë dhe ankthin e ministrave, pasi shumë është përfolur dhe për ndryshime në qeveri. Eksponentë të ndryshëm të PS, nuk e kanë përjashtuar si mundësi rifreskimin e kabinetit të qeverisë, ndonëse e kanë lënë në dorë të kryeministrit Rama të vendosë nëse në zgjedhjet e ardhshme do të shkojë me një qeveri të ndryshuar ose jo.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.8%
-
Pak
9.5%
-
Aspak
73.7%
Vota total: 179
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Komisioni 'Antikorrupsion', Xhafaj: Kemi gati draftin, konsolidim reformës në drejtësi
17 Dhjetor 2024, 13:52
-
S'ka asnjë shpresë për Berishën, SHBA 164 sanksione në Ballkanin Perëndimor! Askujt nuk iu hoq non grata
17 Dhjetor 2024, 13:06
-
Antikorrupsioni/ Fatmir Xhafaj: Kur nisi fillimisht pati dyshime dhe spekulime, por provuam të kundërtën sikurse dhe me Reformën në Drejtësi!
11 Dhjetor 2024, 16:46
-
U dënua me 1 vit burg për kallëzim të rremë, Salianji bën rekurs në Gjykatën e Lartë
4 Dhjetor 2024, 16:31
-
Kuvendi i jep 350 mijë euro Xhafajt për Komisionin Antikorrupsion! Do të punësojë 91 ekspertë me pagesë deri në 8 mijë euro (EMRAT+ DOKUMENTI)
4 Dhjetor 2024, 14:03
-
Arrestimi i Jurgis Çyrbjes, SPAK pyet ish-kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako! Shoqërohet me polic
2 Dhjetor 2024, 12:06
-
Basha: Dënimi i Dakos pozitiv por i pamjaftueshëm, të hetohet për lidhjet me krimin e organizuar dhe blerjen e votave! Politika të ndahet nga krimi, luftë korrupsionit
25 Nëntor 2024, 18:03
-
GJKKO dënon me 2 vite dhe 8 muaj burg Vangjush Dakon, ish-kryebashkiaku i Durrësit mungoi në seancë! Pezullohet dënimi për 3 të tjerët (VENDIMI)
25 Nëntor 2024, 16:44
-
Kopshti i ri në Njësinë 10, Veliaj: Do buxhetojmë sërish për çerdhe dhe kopshte të reja! Revolucion edhe për ushqimin falas të nxënësve nëpër shkolla
25 Nëntor 2024, 15:40
-
Tiranë/ Shtyhet seanca në GJKKO për Vangjush Dakon, shkak mungesa e avokatëve! Pritej që mbrojtja të jepte konkluzionet
21 Nëntor 2024, 15:06
-
Fatmir Xhafaj: Siç vepruan me reformën në drejtësi thellojmë reformat për mirëqeverisjen, antikorrupsionin dhe sundimin e ligjit
18 Nëntor 2024, 22:42
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47