Dy forcat më të kryesore politike PS dhe PD po organizohen për zgjedhjet e ardhshme politike. Kreu i PD, Lulzim Basha pas një turi në të gjithë Shqipërinë të enjten zhvillon një mbledhje me kryesine e partisë.
Takimi vjen pasi PD përfundon udhëzimin për mënyrën dhe formulën përzgjedhëse së kandidatëve dhe fushatës zgjedhore, pas vlerësimit të udhëzimit edhe nga britaniket.
Ndërsa socialistët zhvilluan sot një takim me strukturat e partisë në Vlorë. Ish ministri i transporteve Damian Gjiknuri shpërndau njoftimin.
Me Taulantin dhe Arbenin zhvilluam sot një takim me strukturat drejtuese të Partisë Socialiste në Qarkun e Vlorës. Analizuam ecurinë e deritanishme të procesit të ristrukturimit, nevojën për t'u përqendruar gjithnjë e më tepër tek komunikimi dhe bashkëqeverisja me qytetarët. Mobilizim i të gjitha strukturave partiake me synim përmbushjen e objektivave elektorale në zgjedhjet e ardhshme parlamentare ku Partia Socialiste do të marrë mbështetjen e qytetarëve për një mandat të tretë qeverisës
Si e keni bere pd ju si zhele,ju jeni pa autoritet,sdi qe ta keni mbajte njhere fjalen,skeni nje program,si ne ekonomi,si per gjithe shqipetaret kudo qe jane,per te ardhmen e shqipetareve,qeveria juaje e futi ne borxhe shqiperine 3.1miljarde,ky qe eshte e ka futur 8.1miljarde,kush e mban pergjegjesine per keto lek,si do lahet borxhi,duke ngritur taksat,gje qe ju sju intereson fare,boll te vini ne pushtet,ta fusni akoma ne borxhe,prandaje hap partin afro njeres te ndershen dhe intelektual,qe e duan shqiperine dhe jo anti shqipetare,dhe se vazhdon keshtu,aty e ke ramen edhe per 10vjete te tjera,dhe un kam per ta votuar qe se kam votuar asnjhere
Përgjigju