TIRANE - Në faqen zyrtare të Shërbimit Kombëtar të Punësimit (puna.gov.al) janë publikuar 2847 vende të lira pune, të shpërndara në 65 qytete.
Qytetarët e interesuar për vendet e lira, të bërë publike nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit, mund të aplikojnë online, në rast se plotësojnë kriteret e kërkuara.
Por, për të aplikuar në (puna.gov.al) duhet të jeni të regjistruar në sistem, për të krijuar llogarinë personale, pasi në të kundërt nuk mund t'i shikoni të gjitha ofertat e punës.
Vendet e lira të punës konsistojnë në një larmishmëri profesionesh dhe zanatesh, duke filluar nga roje, rrobaqepës, operator kompjuteresh, sekretare, kuzhinier, picajol, saldator, agjent shitjeje pasurie të patundshme, punëtor krahu, ekonomist, inxhinier pyjesh, inxhinier kimie, arkitekt, gjeolog,etj.
Për të parë listën me vendet e lira të punës, klikoni në (puna.gov.al), në seksionin vende të lira pune.

(er.nu/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com