Kryeministri Edi Rama dhe kancelarja gjermane Angela Merkel do të zhvillojnë një takim ditën e nesërme në Samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, i cili zhvillohet me ftesë të presidentit francez Emmanuel Macron dhe vetë kancelares gjermane.
Samiti do të zhvillohet në Kancelarinë Federale në Berlin, dhe do të bëjë bashkë të gjithë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor.
Një ditë përpara zhvillimit të këtij samiti, zbardhet dhe axhenda e takimeve që do të mbahen nga kancelarja gjermane.
Fillimisht Kancelarja do të presë kryeministrin e Republikës së Maqedonisë se Veriut Zoran Zaev. Më pas ajo do të ketë një bisedë me Kryeministrin e vendit tonë, Edi Rama. Në vijim, Kancelarja do të mbajë një diskutim të shkurtër dypalësh me Presidentin francez Macron, pasuar nga deklaratat per shtyp nga të dy liderët.
Pas ardhjes së Shefave të Shtetit dhe Qeverive të Bosnje-Hercegovinës, Kroacisë, Kosovës, Malit të Zi, Serbisë, Sllovenisë dhe Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, do te fillojë takimi i Ballkanit Perëndimor.
Në samit, kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë së bashku me ministrin në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj. Nga udhëheqësit e Rajonit do të jenë presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, ndërsa përfaqësuesit e Serbisë do të jenë Presidenti Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrja Ana Bërnabiq.
Mësohet se temë e diskutimeve do të jetë marrëdhënia Kosovë-Serbi, çështjet e kufirit mes dy vendeve dhe vënia e taksës prej 100 për qind nga qeveria e Kosovës për prodhimet me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
71.6%
-
Jo
20.7%
-
Nuk e di
7.7%
Vota total: 4015
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Procesi i Berlinit hyn në vitin e 11-të! Çfarë është arritur ndër vite dhe çfarë pritet nga takimi i 14 tetorit?
14 Tetor, 08:01
-
VIDEO/ Pjesëmarrësit e Samitit të Procesit të Berlinit ‘nxitojnë’ të hapin picat ‘Rama’ gjatë drekës, u habitën nga ajo që gjetën brenda
18 Tetor 2023, 10:58
-
Qëndrimi i ftohtë me Ramën, Kryeministrja e Serbisë: Nuk mund të jem e përzemërt me një njeri që kërkoi sanksione për Serbinë
16 Tetor 2023, 22:09
-
Piramida përurohet në ditën e lindjes së Enver Hoxhës, Veliaj: Nga sot do i shërbejë gjeneratës së re dhe punëve të së ardhmes
16 Tetor 2023, 20:35
-
I pari kampus jashtë BE-së, përurohet Kolegji i Europës në Tiranë! Von der Leyen: Dhuratë që Europa po i jep Shqipërisë! Rama: BE-ja do na ketë gjithmonë me vete
16 Tetor 2023, 17:48
-
Tirana kryeqendra e Europës për 24 orë, samiti i Procesit të Berlinit merr vëmendjen e medieve ndërkombëtare
16 Tetor 2023, 17:15
-
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis mbërrin në Tiranë, pritet nga Hasani! Mediat: Do kërkojë betimin e Belerit
16 Tetor 2023, 10:46
-
Skeda/ Procesi i Berlinit, nga prezantimi në gusht të 2014 me iniciativë të Merkel, te samiti i Tiranës, i dhjeti që prej themelimit! Çfarë është arritur
16 Tetor 2023, 08:54
-
Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë! Michel garant Rajonit: Zgjerimi brenda 2030, BE do e mbajë premtimin! Rama: Mbështetja ekonomike s'është realizuar
16 Tetor 2023, 07:26
-
VIDEO/ Samiti i Procesit të Berlinit, Rama ndan pamjet e fundit nga Piramida: Gati për Tiranën kryeqytetin e Europës së Ballkanit
15 Tetor 2023, 21:23
-
Mero Baze: Izraeli i 'rrëmben' Macronit Kosovën
15 Tetor 2023, 21:15
-
Fatos Çoçoli: Çfarë fitojmë nga Procesi i Berlinit? Projektet për vitet 2024-2027
15 Tetor 2023, 18:48
Po ca takimi do ja bllokohe opozita rrugen
Përgjigju