Vjedhja e Arit shqiptar ndër Vite. Historia e pasurive të humbura.
Shqipëria, një vend me një histori të pasur dhe të ngarkuar me periudha të ndryshme pushtimesh dhe transformimesh politike, ka vuajtur vazhdimisht nga vjedhja e pasurive të saj më të çmuara, përfshirë ari.
Gjatë shekujve, thesari i shqiptarëve është shndërruar në objekt të lakmive dhe grabitjeve, nga pushtuesit e huaj, politikanët, dhe grupe të ndryshme që kanë pasur ndikim në fatin e këtij vendi.
Pavarësisht se shumica e këtyre pasurive janë humbur gjatë periudhave të ndryshme, historia e vjedhjes së arit shqiptar është një dëshmi e dhimbshme e mashtrimeve dhe abuzimeve me pasuritë kombëtare.
I ftuar në studion e emisionit ‘Esencë’, studiuesi i ekonomisë Enriko Ceko, për të folur në lidhje me këtë temë. “Esencë” vjen çdo të premte ora 21:00 në Report Tv.
Eljan Tanini: -Thesari i shqiptarëve: Pse është vjedhur ndër vite? Pse e nisni studimin tuaj me Mbretëreshën Teutë?
Enriko Ceko: -Shqiptarët nuk kanë pasur gjithmonë njohuri të thella ekonomike gjatë historisë së tyre. Kur një sistem shpërbëhet, ai çon në shkatërrim edhe të ekonomisë. Shqiptarët nuk e kanë zgjedhur vetë shumicën e sistemeve politike që kanë pasur. Në vitin 150 para erës sonë, Mbretëreshës Teutë iu mor thesari pasi humbi betejën. Po ashtu, Roma forcoi Dhimitër Farin, por edhe ai e humbi luftën. Mbreti Gent u detyrua gjithashtu të bënte rezistencën e tij ndaj sundimit romak, duke paguar taksa në ar dhe drithë..
Eljan Tanini: -Taksat dhe princat shqiptarë ishin taksa apo gjoba? Nga kush?
Enriko Ceko: -Taksat shqiptare gjithmonë kanë pasur dy drejtime. Principatat shqiptare, në përgjithësi, kanë pasur probleme me pagesën e taksave. Gjergj Kastrioti, me aftësitë e tij të jashtëzakonshme, arriti të krijonte një ekonomi të fortë për Shqipërinë. Venediku gjithashtu i ka kërkuar pagesa të mëdha Skënderbeut, përfshirë kriporen e Vlorës dhe pasuri të tjera.
Perandoria Osmane, kur pushtoi Shqipërinë, aplikoi Reformën e Tanzimatit. Toka që ata sundonin ishte e shtetit, dhe Shqipëria e konsideronte veten një pjesë të perandorisë. Dikur, Shqipëria kishte 2,000 qendra të banuara dhe 32 vilajete, me në krye një spahi që jepte edhe tapi. Pjesë e prodhimit të shtetit i jepej rreth 32% e prodhimit të brendshëm.
Eljan Tanini: -Perandoria Osmane ka vendosur gjithashtu taksa të veçanta në Shqipëri?
Enriko Ceko: - Pas periudhës romake, Shqipëria kaloi nën sundimin e Perandorisë Bizantine, dhe më pas nën Perandorinë Osmane. Në këtë periudhë, pushtuesit e huaj vazhduan të abuzonin me pasuritë e Shqipërisë. Gjatë periudhës së Skënderbeut, Venediku dhe fuqitë e tjera të huaja kërkonin taksa të larta dhe pasuri nga territori shqiptar. Disa nga këto pasuri, si kriporja e Vlorës, u morën nga Republika e Venedikut si pagesa për mbështetje.
Për më tepër, Perandoria Osmane që sundoi Shqipërinë për pesë shekuj, e shfrytëzoi vendin si një burim të madh pasurie. Tokat shqiptare ishin të shtetit dhe prodhimet e tyre i jepej një pjesë e madhe perandorisë. Kjo përfshinte taksa të ndryshme dhe konfiskim të pasurive. Gjatë këtij periudhe, shumë pasuri u larguan nga Shqipëria drejt perandorisë. Ismail Qemali mbahet si një figurë e njohur për korrektësinë e tij ndaj shtetit. Ai shiti pasuritë e tij për të mbështetur shtetin shqiptar.
Eljan Tanini: Vidi dhe raste të tjera? Përmbysjet dhe pasuritë në kohë të ndryshme?
Enriko Ceko: - Princ Vidi, dikur, humbi arin e tij (tonin) duke hipur në anije, por disa pasuri më vonë kaluan në duar të Esad Pashës. Edhe shoferi i Fan Nolit ishte ndërmjetës në tendera, dhe vetë Noli mori tri muaj paga në kesh nga buxheti i shtetit. Kur Zogu u largua nga Shqipëria, ai tha se mori 50 mijë franga ari dhe 2 milionë dollarë të asaj kohe, ndërkohë që mendohet se ai kishte marrë gjithsej 450 mijë franga ari. Historia e floririt shqiptar është një rrëfim plot me ngjarje të jashtëzakonshme, duke përfshirë arratisjen e mbretit Zog, pushtimin nazist, konfiskimin britanik dhe grabitjet e thesarit që kanë tronditur kombet e ndryshme. Edhe pse sasia e arit shqiptar ka qenë më e vogël në krahasim me vendet e tjera të Europës, ajo ka qenë gjithmonë një objekt lakmie dhe grabitjesh, duke përjetuar shumë momente dramatike dhe intrigues. Pushtimi italian i Shqipërisë më 7 prill 1939 e detyroi mbretin Zog të arratisej, duke marrë me vete rreth 183 kg ar (afërsisht 567,000 franga ari). Ky akt është i dokumentuar, dhe u shoqërua me akuza të forta nga qeveria komuniste pas Luftës së Dytë Botërore, e cila e akuzoi Zogun për grabitjen e thesarit shqiptar.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, pushtuesit gjermanë morën 2500 kg ar nga Shqipëria, pas kapitullimit të Italisë. Ky floriri përfshinte 198 kallëpe ari, 7 shufra dhe 22 qese monedha ari, dhe u transportua në Gjermani për të mos rënë në duar të aleatëve antifashistë. Ky akt është një nga grabitjet më të mëdha që ka pësuar thesari shqiptar.
Pas Luftës së Dytë Botërore, thesari i kapur nga gjermanët u konfiskua nga britanikët në kriporen Merkers. Megjithëse qeveria komuniste e Shqipërisë kërkoi kthimin e tij, një incident në Kanalin e Korfuzit, ku dy anije britanike u mbytën, shkaktoi një seri përplasjesh dhe refuzimin e kthimit të floririt. Ky thesari përfshinte monedha të arit dhe kartëmonedha shqiptare me vlerë rreth 3 ton ar.
Eljan Tanini: -Pasuritë dhe vjedhjet gjatë regjimit komunist?
Enriko Ceko: -Enver Hoxha, i dashuri i motrës së Zogut, siç thuhet në disa burime, kishte gjithashtu një rol të rëndësishëm në zhvillimet ekonomike të periudhës. Kur komunistët morën pushtetin, shumë të dhëna mungojnë, por besohet se në vitin 1944 u rrëmbyen nga ata 320 kg ar. Po ashtu, mendohet se janë marrë mbi 43 milionë monedha floriri, përveç vlerave të tjera të floririt.
Eljan Tanini: -Vjedhjet dhe borxhet pas rënies së regjimit?
Enriko Ceko: -Në vitin 1991, Teodor Keko gjeti materiale për arka me flori që ishin dërguar në Dubrovnik, ndërkohë që besohet se rreth 8 ton ar janë larguar drejt Moskës. Shqipëria i ka njohur borxhet e prapambetura në vitin 1991, gjë që lindi debatin për kthimin e floririt të marrë nga gjermanët, që përbënin 2,550 kg ar. Një nga ngjarjet e njohura është edhe çështja e bombave në Kanalin e Korfuzit. Ato nuk u vendosën nga Shqipëria, por nuk njoftuam për to, dhe ky flori shkoi për familjet e ushtarëve të vrarë.
Eljan Tanini: - A ka pasuri të tjera të humbura dhe kriza financiare prej këtyre shkaqeve duke mos lidhur edhe lidhje politike me vende shumë të forta?
Enriko Ceko: -Margaret Thatcher pati dëshirë të krijonte kontakte me Shqipërinë, por ne i kthyem shpinën. Në një intervistë, Ëinston Churchill ka thënë se Shqipërinë e kishte në zemër dhe kishte dëshirë të zhvillonte lidhje me të. Në vitet e fundit të regjimit komunist, paratë shqiptare janë luajtur në bursë. Thesari i Krrabës u vodh në vitet 1997-1999, ku janë marrë rreth 372 kg flori. Mendohet se kjo vjedhje ka ndodhur në disa faza. Pas dy grabitjeve të mëdha, regjimi komunist e ruajti floririn në malet e Skraparit për më shumë se 45 vjet. Pas vitit 1990, thesari u transferua në Kerrabë për ruajtje më të sigurt. Megjithatë, më 1998, një grabitje spektakolare ndodhi në tunelet e Kerrabës, ku u vodhën 340 kg flori. Grabitja u realizua nga disa individë dhe nuk u identifikuan plotësisht autorët kryesorë. Sipas hetimeve, vjedhja kishte nisur që në vitin 1997 dhe përfundoi pas një periudhe të gjatë planifikimi dhe veprimi. Pjesa më e madhe e floririt mbeti e humbur, dhe vetëm pesë persona u arrestuan dhe u dënuan me 21 vjet burg për këtë akt.
Rreth 2 miliardë dollarë janë humbur nga shqiptarët në firmat piramidale. Në vitet 2013-2014, ndodhi vjedhja e banknotave të dala jashtë përdorimit. Banka e Shqipërisë, ndërtesa më e fortë teknologjikisht, ka humbur 700 miliardë lekë, para që ishin të destinuara për shkatërrim. Po ashtu, 1 miliard lekë janë humbur dhe humbasin kot nga buxheti i shtetit shqiptar thuajse çdo vit!
Komente

