Publikohet foto/Momenti i
arrestimit të At Zef Pllumit 

Publikohet foto/Momenti i<br />arrestimit të At Zef Pllumit 
Ish-drejtori i Arkivit në Ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi ka publikuar në Facebook një foto të rrallë nga momenti i arrestimit të dytë të At Zef Pllumit në vitin 1967 nga regjimi komunist. 

Sipas asaj që shkruhet në këtë dokument shoqërues, kleriku ka tentuar tentuar të arratisej nga Shqipëria nëpërmjet kufirit pranë Shkodrës, në drejtim të ish-Jugosllavisë. 

Pas arrestimit, At Zef Pllumi u dënua me 25 vite burg, dënimi i dytë ky për klerikun fetar. 

Shumë nga dokumentet rreth publicistit dhe shkrimtarit At Zef Pllumit dhe vuajtjeve të tij gjatë regjimit komunist, janë të publikuara edhe në ish-bunkerin bërthamor të Ministrisë së Brendshme të shndërruar në muze Bunk'Art 2

Momenti i arrestimit është paraqitur me tekonolgji dixhitale nëpërmjet Augmented Reality që iu lejon të përjetoni ato momente me emocione të forta.
at zef pllumi
(Arrestimi i At Zef Pllumit pranë kufirit)

Nga Kastriot Dervishi

50-vjetori i arrestimit të dytë

At Zef Pllumi dhe vigjilenca e “njeriut të ri”


Në Shqipërinë komuniste nuk ishin vetëm njerëzit e regjimit keqbërës. Propaganda krijoi “njeriun e ri”, shërbëtorin më të verbër ndaj atij sistemi.

"Njeriu i ri" i droguar nga ideologjia komuniste, përkundrejt një teneqeje dekoratë, apo fletëlavdërimi, kujtonte se duke i bërë keq tjetrit i shërbente atdheut. Historia që po tregoj është e vitit 1967, kohën kur Shqipëria komuniste mbylli institucionet fetare dhe goditi gjithë klerin e vendit.

Njëri prej këtyre klerikëve, Zef Pllumi, duke mos e duruar dot atë gjendje, provoi të arratisej nga Shqipëria nëpërmjet kufirit tokësor në Rrethin e Shkodrës. U nis i vetëm drejt kufirit. Mori drejtimin e Qafës së Pejës. Arriti t’i shpëtojë syrit të rojeve kufitare të postës së Thethit, por jo syrit të "njeriut të ri". Në bjeshkët e Nikçit "njeriu i ri”, vigjilonte. 8 punonjës të ndërmarrjes së pyjeve e pikasën dhe kërkuan dokumentin që duhej për të qarkulluar në ato zona. Ata dyshuan dhe e shoqëruan.

Procesverbali “për kapjen e personit të dyshimtë Zef Gjeto Pllumi” u hartua nga kryetari i këshillit popullor të zonës, tekniku i pyjeve, kryetari i kooperativës Nikç dhe sekretari i organizatës bazë të partisë. Tekniku i pyjeve (i fotos), i përkushtuar deri në fund për realizimin e poshtërisë së tij, me dy punëtorë dhe dy pushkatarë e dërgoi At Zefin në Tamarë, pikërisht atje ku do ta merrnin njerëzit e specializuar të regjimit, të cilët do t’i jepnin dënimin e dytë me 25 vjet burgim.

At Zef Pllumi u burgos dy herë nga regjimi komunist në periudhat: 15.10.1946-15.10.1949 dhe 27.9.1967-11.4.1989. Kësisoj qëndroi 25 vjet i burgosur.
Fotoja që bashkëlidhet tregon çastin e ndalimit të At Zef Pllumit më 27 shtator 1967. Tekniku me emrin Marash në emër të “njeriut të ri” bën ndalimin në kufi.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Fusha e mbetjeve përfshihet përsëri nga flakët, zjarrfikësit drejt vendngjarjes!

Vlorë/ Fusha e mbetjeve përfshihet përsëri nga flakët, zjarrfikësit drejt vendngjarjes!