Në një ceremoni të veçantë të organizuar në ambasadën Italiane, u prezantua botimi guida e bisnesit për 2014 ose siç njihet ndryshe si “Bisnes Gaide Albania”. Botimi që është i 15 është hartuar nga studioja ligjore Tonuci End Partners, e pranishme në Shqipëri që prej vitit 1995. Ambasadori italian në Tiranë, Massimo Gajani në prezantimin e këtij botimi tha se kjo guidë është një instirument që u vjen në ndihmë investitorëve të huaj dhe veçanërisht atyre italian. 

“Publikimet e kësaj guide tregojne se Shqipëria ka ecur shumë para, në aspekte të ndryshme veçanërisht në atë ekonomik. Guida e bisnesit është një mjet shumë utilitar për të gjithë investitorët e huaj dhe vecanërisht ata italian. Guida 2014 jep informacion mjaft të saktë dhe të detajuar. Shqiperia iu përgjigje në mënyrën më te mirë vizitës së Papës në një mënyre tepër të organizuar dhe duke treguar se është një vend europian sic e tha dhe Ati i Shenjte”, deklaroi

Nga ana e tij Zëvendës kryeministri Niko Peleshi përveç falenderimeve ndaj organizatorëve, tha se qeveria së shpejti do të kryejë ndryshimet e nevojshme ligjore për t’ju a lehtësuar ardhjen invetitorëve të huaj.
 
Ndërsa Maurizio Zanier presidenti i dhomës italo shqiptare të tregtisë, tha se mes 2 vendeve ka hapërisa për shtimin e shkëmbimeve tregtare.




Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)