Publikohet lista, NSA përgjoi
Berishën dhe Thaçin në 2009

Skandalet e përgjimeve të Agjensisë Kombëtare të Sigurisë në SHBA vazhdojnë, madje këtë herë në qendër të përgjimeve janë ish-kryeministri Sali Berisha dhe shumë liderë të tjerë të Ballkanit dhe më gjerë. Sipas asaj që bëhet e ditur nga biblioteka dixhitale “Kriptom”, e cila merret me zbulimin e dokumenteve konfidenciale, NSA në vitin 2009 ka përgjuar ish-kryeministrin Sali Berisha, kryeministrin në detyrë të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-presidentin serb, Boris Tadiç.

Ndër të tjera në listën e liderëve të përgjuar janë kryeministri i Federatës së Bosnje dhe Herzegovinës, Nexhat Brankoviç dhe presidenti i atëhershëm kroat, Stipe Mesiç.

Revista pretendon se dokumenti me emrat e liderëve të përgjuar ka ardhur nga ish-oficeri i NSA-së, Edëard Snoëden, duke deklaruar se 122 udhëheqës të botës ishin pjesë e këtij përgjimi.

Biblioteka dixhitale ‘Kriptom’ ka publikuar deri tani 76 emra ndërsa bëhet e ditur se deri në fund të korrikut do të publikohen të gjithë emrat e liderëve shtetërorë që kanë qenë pjesë e përgjimit të shërbimit inteligjent amerikan.

Informacione për përgjim të Shqipërisë nga NSA dolën edhe një muaj më parë ku në një artikull të “Ëashington Post” publikonte listën me 193 vendet që ishin përgjuar nga Agjensia Kombëtare e Sigurisë, mes të cilave ishte edhe vendi ynë.

Ndërkaq revista gjermane “Der Spiegel” kishte njoftuar më herët se NSA kishte zhvilluar një sistem kompjuterik për përpunimin e sinjaleve të inteligjencës koduar (NYMROD), me aftësinë për të procesuar miliona raporte dhe duke i zgjedhur informacionet në lidhje me individët e synuar nga të dhënat telefonike, faksi dhe të dhënat në kompjuterë.

 PDF - Lista e plotë e publikuar nga "Kryptom" të liderëve të përgjuar

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Pezullimi i ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin

Pezullimi i ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin