Publikohet padia
kundra Sajmir Tahirit

Publikohet padia<br />kundra Sajmir Tahirit
Publikohen detajet e aktpadisë që Shkëlzen dhe Argita Berisha, fëmijët e Kryeministrit Sali Berisha kanë depozituar në Gjykatën e Faktit, në Tiranë, ndaj deputetit socialist Saimir Tahiri.

Aktpadija është e bazuar në një deklaratë e deputetit Tahiri në media, datë 7 tetor 2011, në të cilën ai thotë se “Sali Berisha është i korruptuar, i biri dhe e bija janë të përfshirë në korrupson”.

Paditësit pretendojnë një shpërblim prej 4 milion lekë për shkaktimit të një dëmi moral që ka shkaktuar turbullimin e padrejtë të gjendjes shpirtërore të tyre dhe një dëm ekzistencial që përbën në cënimin e nderit të personalitetit, reputacionit dhe imazhit të tyre.

Rreth dy ditë më parë lajmit të padisë të publikuar nga mediat, Tahiri i është përgjigjur se gjithcka bëhet për të shtypur opozitën.

“E vetmja e re për mua ishte që rreshtit të padive ndaj meje nga të gjithë ata anëtarë të oborrit dhe të familjes së Kryeministrit iu shtua edhe djali dhe vajza. Jam njohur nëpërmjet medias me këtë padi dhe mezi pres të njihem edhe me brendinë e saj dhe të jap përgjigjet e mia për të cilat kam besim të plotë që nuk dallojnë nga e vërteta,” tha lidhur me kete padi Tahiri. “Këtu kemi të bëjmë me ngritjen e një mekanizmi politik represiv, pra është një lloj kamxhiku institucional që Kryeministri po e përdor ndaj opozitës” tha Tahiri.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë