VIDEO/ Publikohet për herë të parë, audio përgjimi i princeshë Dianës që rëndon pozitën e mbretit Charles

Kanë kaluar plot njëzet e gjashtë vjet nga aksidenti tragjik i princeshës Diana në Paris, vendi i cili shënoi një humbje të madhe jo vetëm për Britaninë e Madhe, por edhe botën. Ndonëse  ka kaluar një kohë e gjatë, Princesha Diana kujtohet po me të njëjtën madhështi sikur në vitet që ajo jetoi.

Ishte 31 gusht 1997, kur ajo dha shpirt në urën D’Alma në Paris, e ndjekur nga dhjetëra paparacë, të cilët u munduan të kapnin momnetet e fundit nga tragjedia e asaj dite.

Mes aludimeve të pafundme, për një aksident të qëllimshëm për të vrarë Princeshën që ka gëzuar popullaritetin më të madh në historinë e Mbretërisë së Bashkuar është publikuar një audio e re që tregon se si princi Charles i Britanisë, tashmë mbreti Charles III, ishte i zhgënjyer që ata kishin një djalë, jo një vajzë, kur lindi princi Harry.

Princesha e ndjerë regjistroi një seri kasetash audio në vitet 1990 dhe ia dorëzoi në fshehtësi biografit të saj, Andreë Morton, para vdekjes në një aksident me makinë në 1997.

Disa nga audiot po publikohen për herë të parë përpara një dokumentari që do të dalë vitin e ardhshëm të quajtur, “Diana: Pjesa tjetër e historisë së saj”.

Gjithsej janë shtatë orë kaseta. Kur u pyet nëse do të publikonte më shumë audio, Morton tha, “Ka interes global, por ne duhet të shohim se çfarë do të ndodhë.”

Princesha Diana vdiq në një aksident automobilistik më 31 gusht 1997. “Princesha e popullit” dha frymën e fundit në Paris, por vazhdon të jetë një pikë referimi edhe për njerëzit që nuk arritën ta takonin.

M.T/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?