Ditët e fundit ka bërë bujë në mediat ndërkombëtare skandali i Cristiano Ronaldos i cili akuzohet nga një 34-vjeçare për përdhunim. Vetëm para pak çastesh është publikuar edhe videoja që po bën xhiron e rrjetit ku shihen momente intime mes Ronaldos dhe Morgan, teksa pijnë dhe kërcejnë në ambientet e një clubi.
Lajmi i përdhunimit u publikua nga gazeta gjermane “Der spiegel”, e cila do të përballet në gjyq me yllin e Juventusit pasi ky i fundit e ka denoncuar. 34-vjeçarja Kathryn Mayorga ka deklaruar se pas një nate së bashku në një club, Ronaldo e ka përdhunuar në një hotel në Las Vegas, në vitin 2009. Ajo u shpreh se në atë kohë futbollisti i ka dhënë 375 mijë euro për të heshtur por që vajza ka vendosur të flsë tashëm.
Sipas gazetës gjermane, Kathryn është e diplomuar për gazetari dhe ka qenë e martuar me një shqiptar, por që sot janë të divorcuar.