“Çdo gjë ishte e re, është një kontemporane tepër interesante, normal një balerin që merr pjesë në Austri dhe këtu, normal që do e nderonim” – tha një dashamirës i baletit.
“Epoka e shfaqjeve të tilla ka nisur. Është një tip zhanri kontemporan, jo ai baleti klasik që mbase jemi mësuar kur përmendet fjala balet, ose kërcim” – vlerësoi një tjetër pjesmarrëse.
“Më së tepërmi për Eno Peçin, që ishte edhe koreografi, pati një fjalë koreografike mjaft të gjetur, që jo se i mungon skenave shqiptare, por është më ndryshe, sjell frymën evropiane le të themi” – tha një eksperte e fushës.
Albert Janku, mjeshtër i baletit, u shpreh: “Të them të drejtën më befasoi, për një artist i cili ka ide interesnate, të cilat përkojnë edhe me gjendjen që kalojmë ne në Shqipëri prej shumë kohësh. Dhe është një shfaqje e ndjerë bukur, e menduar, e kuruar mirë në muzikë dhe sidomos nga Eno në çështjen e mikrofabulës që ka futur në të dy pjesët, një mikrofabul që vjen menjëherë te spektatori, të emocionon”.
Eno Peçi balerini i parë i Operës së Vjenës është ngjitur edhe vetë në skenë në pjesën e dytë të shfaqjes “Deja vu”.
Baleti i Eno Peçit ka rrëfyer përmes çdo detaji për plagët sociale të braktisjes së atdheut dhe për problemet e mëdha të jetës në mërgim. Balerinët kanë përcjellë me virtuozitet konceptin koreografik të Peçit.
Për koreografin, tema e mërgimit është e lidhur edhe me emocionin personal. Vetë Eno Peçi është larguar në moshë të re nga atdheu dhe përmes sfidave arriti të bëhej një yll baleti në Austri.
[gallery]24895[/gallery]
s.k/Shqiptarja.com

VIDEO









