Pukë, goditet elektricisti i OSHEE-së në krye të detyrës

Një elektricist i OSHEE-së është dhunuar pasditen e djeshme teksa ishte në krye të detyrës. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zvin të Njësisë Administrative Iballë. Bajram Hyseni, me profesion elektricist pranë OSHEE Pukë, kishte udhëtuar mëngjesin e djeshëm drejt zonës së thellë veriore. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se Hyseni ishte në një familje ku po lexonte matësin elektrike, kur është goditur nga persona të identifikuar nga policia lokale. Si pasojë e goditjeve me mjete të forta, Bajram Hyseni ka pësuar dëmtime serioze. Ai është  transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Meta nga Pogradeci sulmon sërish SPAK: Organizatë kriminale! Dumani, mbrojtës i flaktë i korrupsionit të Ramës