PUKË - Një tjetër person ka humbur jetën nga shpërthimet e lëndëve eksplozive. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Qelëz të Pukës.

Efektivët e policisë janë nisur drejt vendngjarje për të nisur hetimet për shkaqet e kësaj ngjarjeje. Por nga të dhënat paraprake mësohet se personi që ka humbur jetën është Frane Pjetri.
 
Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërsa pritet mbërritja e policisë për zbulimin e detajeve për këtë ngjarje.


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)