Pukë, vrau me armë nga pakujdesia punonjësin e hidrocentralit, arrestohet autori (EMRI)

Pukë, vrau me armë nga pakujdesia punonjësin e hidrocentralit, arrestohet autori (EMRI)

PUKË-Dy ditë ka zgjatur arratia e autorit të vrasjes së punonjësit të hidrocentralit në fshatin Vrrithë, pasi është prangosur nga policia. Enderis Dodaj 25-vjeç vrau me armë zjarri Petrit Bibën 30-vjeç nga Mirdita, punonjës i HEC-it.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se vrasja e 30-vjecarit ka ndodhur nga pakujdesia në prani të disa punonjësve të tjerë që po pushonin në të njëjtin ambient, dhe se arma e zjarrit ka qenë pa leje.

Petrit Biba pasi u qëllua u dërgua me shpejtësi në spitalin e Pukës dhe më pas në Shkodër, por nuk arriti që të mbijetonte si pasojë e plagëve të rënda që mori. Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Pukë për veprime të mëtejshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bruno: 10/02/2019 10:45

    Ngushellime families. Kjo mjekesia e famshme vashdon akoma ne shqiperie, sa po te paraqitet nje i semure ne spital shpejt me e çuar ne nje spital tjeter, pastaj ne nje tjeter, tjeter..... derisa te vdese. Shanci qe te gjendet nje mjek "i diplomuar ne te vertete" ne spital eshte shume i ulet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Qatip Osmani nxjerr blof Vllazninë: Më larguan pa dëshirën time, isha pranë titullit kampion

Qatip Osmani nxjerr blof Vllazninë: Më larguan pa dëshirën time, isha pranë titullit kampion