Policia e Pukës, filloi procedimin penal ndaj 47 vjeçarit, Gj. Sherri, i cili, duke qënë kryeplak i fshatit Kuzhnen, ka lejuar që në territorin e zonës që ai mbulon të kultivohen bimë narkotike.
Zëdhënësi i shtypit i policisë qarkut Shkodër, Bardhyl Saliu, tha për ATSH-në se procedimi penal filloi pasi gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e quajtur "Bjeshkët e Kuzhnenit", u gjetën dhe sekuestruan 1200 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva, të cilat u asgjësuan me anë të djegjes.
Ndërkohë, policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. /ATSH/
/Shqiptarja.com