Pas 59 viteve, që në 1967 kur u shkatërruan xhamitë, u rikthye falja e Kurban Bajramit në fshatin Kabash të Pukës.

Falja u drejtua nga vetë myftiu i Pukës, Gëzim Kopani në rrënojat e xhamisë së kësaj zone teksa, organizimi shërbeu për të rikthyer banorët e larguar ndër vite.  Myftiu i Pukës u lut për paqe e begati.

Pas faljes festa ka vijuar me ritet tradicionale të zones. Kremtimit të kësaj feste iu bashkuan edhe besimtarë katolik sic e ka pas traditë ndër shekuj kjo zonë.

Banorët e rikthyer në fshatin e tyre të lindjes shprehen se festa të tilla i kthejnë gjallërinë fshatit thujase të braktisur.


Lajmi kryesor:

Kurban Bajrami/ Mijëra besimtarë falin namazin në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’! Kreu i KMSH: Dita e solidaritetit dhe ndihmës ndaj njëri-tjetrit! PAMJET ME DRON