Pukë, zbulohet arsenal armësh
në banesën e 35-vjeçarit

Pukë, zbulohet arsenal armësh<br />në banesën e 35-vjeçarit
PUKË - Policia e Pukës ka zbuluar dhe sekuestruar një arsenal armësh në banesën e një qytetari.

Pikërisht sot rreth orës 16:45 në vendin e quajtur fshati Rrapë, komuna Rrapë e rrethit të Pukës, gjatë një kontrolli të ushtruar nga forcat e Komisariatit të Policise Pukë në banesën e shtetasit Gazmend Muhamet Brahimi (Sadiku), 35 vjeç janë gjetur dhe sekuestruar në cilesinë e provës materiale:
 15 armë automatike Model AK – 47;1 automatik Model PPS, 1 mitroloz i lehtë, 9 krehëra automatiku me nga 30 fishekë, 14 arka metalike me fishekë model 56 mm, një armë gjahu cifte pa leje,  400 m fitil zjarrpërcjellës, 5 kallëp tritol,si dhe një sasi lënde narkotike Canabis Sativa.

Poolicia ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit Gazmend Brahimi, ndërsa në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor, i cili po kryen veprimet proceduriale hetimore. Ndërkohë vazhdojnë kontrollet në të gjithë zonën.

arsenali i armeve ne puke
(Foto: Arsenali i armëve të sekuestruara në Pukë)

Redaksi Online
(mag/shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Diplomacia, a ka ndryshuar imazhi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare?



×

Lajmi i fundit

Kjo është shenja më manipuluese e Horoskopit

Kjo është shenja më manipuluese e Horoskopit