'Pukjanin e kam takuar në Athinë, kishte dalë nga burgu'!Pas 25 vitesh mbërrin dëshmia 'bombë' për Alfred Palucën (VIDEO)

Ky takim i dy viteve më parë zbulon të dhëna të rëndësishme për fatin e te riut, që dyshohet se është Alfred Paluca, i cili shoqërohej nga një grua me origjinë nga Fieri.

Atë djalë e kam kam takuar në një nga plazhet e Athinës. Nuk e mbaj mend saktësisht vitin, por bëhet fjalë për afro 2-3 vite më parë. Ai ishte në shoqërinë e një gruaje me origjinë nga Fieri. I kishim çadrat pranë dhe kam biseduar me ta. E dëgjoja që ajo grua e thërriste Fredi dhe mbiemrin ia përmendte shpesh. Teksa komunikoja, ai nuk fliste shumë, ndërsa gruaja më ka rrëfyer se ai kishte bërë disa vite burg, pasi ishte dënuar me 8 vite në Greqi për punë të jashtëligjshme. Ishte rreth 39 vjeç, në atë kohë dhe të dy njiheshin prej 20 vitesh. Zonja me pohoi se ishin miq të mirë, por më lanë dyshimin se mund të ishin edhe më shumë se shokë. I kam takuar edhe disa herë të tjera në të njëtin plazh, në muajin shtator të atij viti. 

Emigrantja nuk nguroi të tregojë të dhëna të sakta edhe për vendndodhjen aktuale, në Kato Patisia të Athinës, të personit që dyshohet se është djali nga Puka, i humbur në vitin 1996, nga Trikala e Geqisë.

Zonja me të cilën shoqërohej Alfredi, më tha se ai kishte vite në Geqi dhe nuk donte të kthehej në Shqipëri, pavarësisht se ajo kishte insistuar për ta bindur. Ajo zonjë ndodhej aty për pushime, pasi ishte nënë e dy fëmijëve. Ndërsa për Alfredin më tha se jetonte në Kato Patisia të Athinës.

Alfredi Paluca u largua nga Shqipëria në moshën 17-vjecare. Mendohet se pasi festoi deri natën vonë në dasmën e kushëririt në Fan të Mirditës u nis pa dijeninë e familjarëve drejt Greqisë, bashkë me dy kushërinjtë e tij, Ludovikun dhe Ded Palucën, si dhe me shokun e tyre Viktor Nika. Sipas dëshmive të këtyre të fundit ata mbërritën në Trikalla nga ku Alfredi nisi punë tek një pronar grek, si çoban. Dy javë më pas, tre djemtë kapen dhe keqtrajtohen nga policia greke dhe kthehen në Shqipëri. Nga ai moment i vitit 1996 shkëpusin marrëdhëniet me Alfredin, i cili kishte mundur t’u shpëtonte forcave policore. I ftuar në studion e emisonit ’Pa Gjurmë’ Kastriot Paluca lutet që vëllai i tij të jetë gjallë.

Shpresoj që t’i dëgjoj zërin Alfredit, që u largua nga shtëpia shumë i ri, por sot është bërë burrë.E vetmja gjë për të cilën lus Zotin, të paktën të jetë gjallë.  T’i dëgjojmë zërin.

Kastriot Paluca ne kerkim te vellait, Alfredit

Kush ka informacion është i lutur të lidhet me redaksinë e emisionit “ Pa Gjurmë” në 2 numrat tanë të kontaktit:

Në cel: 069 99 55 698

Në tel: 0444 17 778

si dhe në aplikacionet: WhatsApp dhe Viber

Në adresën tonë në facebook:"https://www.facebook.com/pagjurme/"GjurmëHYPERLINK "https://www.facebook.com/pagjurme/" Report TV

Në kanalin tonë në Youtube: Pa gjurmë Channel

Cdo ditë në ekranin e Report Tv, ora 16: 00 nga hena deri në te premte.

 

O.D.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Putin dhe ëndrra për Ukrainën si një shtet kukull i Moskës! Plani i tij për të pranuar armëpushimin

Putin dhe ëndrra për Ukrainën si një shtet kukull i Moskës! Plani i tij për të pranuar armëpushimin