Vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në masivin pyjor të Terbunit në Pukë. Zjarri i shfaqur në sipërfaqet pyjore të Tërbunit vijon prej 24 orësh në vendin e njohur si Fushë Lajë. Shërbimi zjarrfikës dhe ai pyjor kanë vënë disa herë vatrën nën kontroll, por era e ka bërë të pamundur neutralizimin. 

Zjarri përveç sipërfaqeve pyjore nuk rrezikon banesa, stane bagëtish apo linja të tensionit të lartë. Dyshohet se vatra e zjarrit që nisi në Fushë Lajë të malit të Tërbunit në Pukë është e qëllimshme.


Lajmi kryesor:

8 vatra zjarri në vend/ 2 avionë ‘Air Tractor’ në Lurë, sigurohen banesat! Në Dajt angazhohen 2 helikopterë, situata nën kontroll në Krujë (VIDEO)