'Puna dhe e vërteta fitoi', Gjergj Luca uron Trumpin: Fitoi gjithë bota! Paç forcë për ta bërë atë vend dhe gjithë rruzullin tokësor

Sipërmarrësi Gjergj Luca ka reaguar sot pas fitores së Donald Trump. Sipas Lucës me fitoren e Trump fitoi e gjithë Evropa dhe i gjithë njerëzimi.

Për Lucën ky triumf i Trumpit shërben edhe si një drejtim për kahun që duhet të marri rruzulli tokësor. Luca e nis dhe e mbyll me fjalën: The Truth! Duke theksuar se fitoi e vërteta dhe puna.

'The Truth! A e mbani mend?! Puna dhe e vërteta. Puna dhe e vërteta fitoi. Fitoi ai popull dhe nëpërmjet atij populli fitoi Evropa. Fitoi gjithë bota. Dhe mos harroni miq, fitoi familja. Dhe fitoi drejtimi nga duhet të marri kënd i gjithë njerëzimi. Urime Donald Trump! Paç forcë për të bërë atë vend dhe nëpërmjet atij vendi të bësh gjithë rruzullin tokësor. The Truth!', thotë Luca.

Donald Trump u zgjodh presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës pasi mundi bindshëm kandidaten demokrate dhe zv.presidenten aktuale Kamala Harris.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 07/11/2024 02:49

    Gjergj Luca po behesh qesharak cdo dite e me teper.Tump qe ti e adhuron,pershendet me grusht si Stalini,ben mimika te fytyres si Musolini,flet si Hitleri dhe adhuron gjithe autokratet e diktatoret e botes,pra eshte nje fashist.Ne mandatin e pare e shumfishoi borxhin amerikan,ben premtime qe nuk i mban kurre,eshte nje pervert qe donte /t'i kapte grate e bukura nga pu..i/,eshte kriminel i denuar nga gjykatat per krime qe nga perdhunimet e deri tek evazioni fiskal.Tentoi te merrte me force sundimin ne 6 Janar me talebanet e tij,e ka pranuar dhe vete se deshiron te jete diktator ne diten e pare ne detyre.Vuri gjykates qe ndaluan abortin,perkrahesit e tij qe e votuan, kane dale ne fushate per ndalimin e librave qe i quajne progresive ne shkolla,akt qe vetem mund te krahasohet me ndalimin e djegien e librave nga nazistet,hipokrit,mashtrues,ne kohen e Covidit, ndersa populli kerkonte teste,ai ja dergonte falas Putinit per perdorim personal,premtoi ulje taksash,por nenkupton te pasurit,ka zgjedhur ne staf njerez si RKJ qe eshte i famshem per idiotesite e tij ne lidhje me vaksinat,apo E.Musk qe lejoi ne X cdo fake news e cdo konspiraci krijuar nga ruset & Co., per sabotimin e zgjedhjeve,u votua masivisht nga te pashkolluarit,etj,etj .Ky ishte idioti qe ti Gjergj Luca adhuron dhe gjithe Evropa demokratike, me perjashtim te Erdoganit,Orbanit,Putinit e ndonje autokrati tjeter, e perbuzin. Te kujtohet kur evropianet talleshin me te,te kujtohet fotoja e famshme e Merkelit dhe evropianeve te tjere qe i ishin mbledhur persiper ne nje pozim mjaft domethenes e mjaft rezistues,te kujtohet kur kryeministri kanadez fliste me tallje per te me koleget evropiane,apo keto gjera si ke pare se helbete je nje kontinent e nje oqean larg?!Dhe tani qe i bere temenate e rradhes e i puthe fundin e xhybese sulltanit te Amerikes,mos harro te hapesh dhe nje restorant fast-food per /Cheetos face/,sic hape per Melonin.Eshte tagjia e tij e preferuar.

    Përgjigju
  • Adi: 06/11/2024 18:25

    Shko ti në Beligrad hap restorante me vëllezërit e tu se për tjetër s'ke mbetë! Asgjë s'të lidhë ty me trumpin, ai e do shtetin e vet nuk thotë open Caribbean si ti me Ballkanin e hapur.

    Përgjigju
  • O.Da: 06/11/2024 17:48

    Sa qesharak je bere!!! Per cdo gje del ti!!! Na habite.Ndihmove rregullimin e politikes shqiptare e tani po sheh per ate amerikanen?!!! Hahhahahaaaaa... Gjitholog,gjitheberes....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    12 Dhjetor, 16:05

    Berishës iu dha zyrtarisht nga gjykata vula e PD, a do të shtohen votat?



×

Lajmi i fundit

Fier, plagosja e adoleshentit në shkollën e Cakranit, prokurorja: 2 mësuese panë konfliktin, morëm dëshmitë

Fier, plagosja e adoleshentit në shkollën e Cakranit, prokurorja: 2 mësuese panë konfliktin, morëm dëshmitë