‘Puna e komisarit ishte lojë’, harrohet gjyqi imagjinar i Sali Berishës në Francë

‘Puna e komisarit ishte lojë’, harrohet gjyqi imagjinar i Sali Berishës në Francë

Familja e Berishës 'Non Grata' nga SHBA

Po mbushet një vit nga dita kur Sali Berisha njoftoi se do të ngrinte padi ndaj Departamentit Amerikan të Shtetit të cilët morën vendimin për ta shpallur familjarisht “non grata” si minues të demokracisë dhe funksionar të korruptuar. E konsideruar qysh në njoftimin e saj fillestar si marrëzi juridike, ai siguroi shqiptarët dhe veçanërisht demokratët se padia e tij do të zbardhte të vërtetën dhe se Shtetet e Bashkuara do të tërhiqeshin nga ky vendim që sipas tij ishte marrë nga lobimi i miliarderit George Soros.

Madje, ish presidenti dhe ish kryeministri shkonte më tutje kur akuzonte diplomatë të lartë amerikanë në Tiranë dhe Washington për përfshirje të drejtpërdrejtë në hartimin e dosjes së tij. Në atë tymnajë ku njerëzit e tij përpiqeshin të shpiknin 1001 hipoteza për ta amnistuar, kishte edhe delirantë që pretendonin se Biden do të tërhiqej dhe do kërkonte ndjesë çka nxiti edhe ambasadën amerikane të publikonte një listë me emrat e të shpallurve “non grata” ku asnjë vendim nuk ishte anuluar.

Ndërkohë, pati edhe nga ana që thanë se shpresa e vetme do të ishte Donald Trump i cili sipas tyre kishte debulesë për Sali Berishën dhe nëse do të rizgjidhej president i SHBA, gjëja e parë që do të bënte, ishte heqja e njollës së Berishës. Por teksa po mbushet një vit nga këto barsaleta të atyre ditëve, sot Sali Berisha ka heshtur dhe nuk flet më për gjyqin imagjinar. Për këtë kanë heshtur edhe ata që ju bënë varkë shpëtimi në ato ditë të vështira. Për këtë kanë heshtur edhe gazetarët përballë tij që nuk guxojnë ta pyesin. Për këtë kanë heshtur edhe ligjvënësit e djathtë që llomotitnin ato ditë se Berisha duhet të largohej.

Aq sa e gjithë kjo situatë e gjyqit imagjinar, të kujton batutën e famshme të filmit "Duel i Heshtur", ku Ndrek Luca në një fragment zbulon sesi kishte bindur zërat ndryshe brenda anijes duke thënë: "Puna e komisarit ishte lojë". Dhe kjo, as më pak e as më shumë ishte një lojë që ithtarët e Berishës ende s'duan as ta kuptojnë dhe as ta besojnë. Lideri i tyre, edhe pas 1 viti, vijon të ketë damkën e zezë “non grata”, ashtu siç do ta ketë përjetësisht nga historia për atë çka i ka bërë shqiptarëve./TemA

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 23/08/2022 01:08

    Kjo me kujton Trumpin,kur thoshte se Meksika ka per te paguar ndertimin e murit kufitar.Dhe sot e kesaj dite Meksika po <<paguan>> murin qe s'u ndertua kurre.

    Përgjigju
  • Delta: 22/08/2022 19:53

    Phyy gjakpirs

    Përgjigju
  • FATMIRI: 22/08/2022 19:11

    LIRI BERISHA ESHTE ME E RREZIKSHME SE SALIU AJO FSHIHET PAS TIJ E BIJA E AGJENTES TE UDB JUGOSLLAVE VET LIRIA SPIUNE E DYFISHT ME DOSJE KETA SI FAMILJE DO VARUR NGA KEMBET E BIJA AJO TURI SHTREMBURA SA KOHE PUNOI NE KOSOVE PERPILONTE DOSJE KUNDER UÇK VAJTJA ME PUNE NE KOSOVE ISHTE E QELLIMSHME (se KETU kishte MBETUR pa Pune )FAMILJE AGJENTESH HAJDUTESH E KRIMINELA

    Përgjigju
  • O tej: 22/08/2022 18:51

    Familje vampiresh rrace muti filoserbe!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit