Një segment prej afro 3 kilometrash Kukës-Morin në Rrugën e Kombit, pranë qytetit të Kukësit është bllokuar për shkak të punimeve për zhvendosjen e urës së re mbi bazamentin përfundimtar.
Nga ura e cila është e gjatë 6 metra, deri tek ura mbi Drin, nuk do të lejohet qarkullimi i qytetareve dhe mjeteve, ndërsa devijimi i segmentit 3 kilometër këtë të diel është shoqëruar me lëvizje të qetë të automjeteve.
Ata po orientohen nga efektivët e Policisë Rrugore dhe nga tabelat orientuese të vendosura nga kompania konçesionare e Rrugës së Kombit.
Bllokimi i segmentit dhe devijimi i trafikut nisi mesditën e së shtunës dhe do të vijojë për të paktën 12 ditë, deri në përfundimin e zhvendosjes se urës metalike mbi Drin.
Trafiku i makinave që udhëtojnë nga Kosova drejt Tiranës dhe anasjelltas devijohet në dy pika hyrëse për në qytetin e Kukësit drejt unazës, për t’u lidhur me urën ekzistuese mbi Drinin e Zi.
Ura e re ka një gjatësi rreth 310 metra me konstrukt çeliku, pa pikë mbështetëse të ndërmjetme dhe me një hark metali me një lartësi kulmore nga bazamenti 50 metra. Ajo përmbyll përfundimisht pikën nevralgjike të rrugës së Kombit, e cila krijonte trafik gjatë gjatë sezonit të verës.
K.M/E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49.1%
-
Jam i/e dyzuar
11.4%
Vota total: 11245
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nesër 17 Shkurti/ Fluks i lartë në doganën e Morinës, shqiptarët e Kosovës zgjedhin ta festojnë Pavarësinë në Shqipëri!
16 Shkurt, 16:15
-
Spitali i Tropojës pa mjekë, pacientët drejt Gjakovës! Drejtori: Kemi bërë kërkesa në Ministri por pa rezultat
15 Shkurt, 16:01
-
Protestë kundër kompanisë turke që shfrytëzon kromin në Has: Nga shpërthimet me dinamit në minierë u dëmtuan 11 banesa
12 Shkurt, 15:42
-
SPECIALE/ Qilimat e Kukësit shiteshin si sixhade persiane në komunizëm, pas çdo punimi artizanet qëndisnin shtetin ku eksportoheshin
8 Shkurt, 11:19
-
Morinë, kosovari tenton të hyjë në kufi me 16 mijë euro të padeklaruara
8 Shkurt, 10:38
-
‘S’ka si e bën Allahu më keq!’ Fëmijët e Kukësit shkojnë në shkollë të mbuluar nga balta, rrugët të paasfaltuara (VIDEO)
7 Shkurt, 16:16
-
VKM/ Lirohet nga detyra prefekti i Qarkut të Kukësit, Agron Geca! Zëvendësohet nga Dritan Baji
5 Shkurt, 16:36
-
SPECIALE/ Nga turizmi familjar në atë të aventurës, Fushë Studën dhe Liqeni i ngrirë i Kallabakut, dy destinacionet dimërore
2 Shkurt, 14:49
-
Kukës/ Futi në Shqipëri mallra kontrabantë, arrestohet një person, 2 të tjerë në pranga për trafikim narkotikësh
1 Shkurt, 10:56
-
Aksidentuan dy këmbësorët dhe tapë në timon, AMP arreston 2 efektivët (EMRAT)
31 Janar, 14:42
-
Kukës/ Reshje shiu intensive gjatë natës dhe rrëshqitje dherash e gurësh! Ja akset më problematike, shoferët këshillohen të kenë kujdes (VIDEO)
30 Janar, 09:38
-
Durrës/ 300 banesa të përmbytura, evakuohen 6 familje, akomodohen te Konvaleshenca! 40 ha tokë nën ujë! FOTOT ME DRON
30 Janar, 08:44