Puna verore, si të aplikoni në
17 ministri dhe te Kryeministria

Puna verore, si të aplikoni në<br />17 ministri dhe te Kryeministria
TIRANE- Janë 1700 të rinj të cilët do të punësohen në Kryeministri dhe në 17 ministritë e vendit, për 3 muaj rresht. Nëpërmjet një aplikimi i cili ka nisur nga Ministria e Mirëqenies Sociale, të rinjtë që kanë mbaruar studimet “Bachelor” apo “Master”, mund të punësohen përkohësisht në institucionet shtetërore qëndrore.

Ky program është një mundësi për të rinjtë e moshës 21 deri në 26 vjeç, për të punuar në sektorin publik. “Nëse jeni duke studiuar apo keni përfunduar studime të ciklit të dytë në një nga profilet studimore të mëposhtme, jeni të mirëpritur të aplikoni. Kandidatët duhet të tregojnë interes në punën e sektorit publik dhe të kenë aftësi shumë të mira analitike dhe komunikimi”, - parashikon programi i ri. Sipas Ministrisë së Mirëqenies Sociale, puna do të jetë pa pagesë, por kandidatët të cilët do të tregojnë aftësi të larta, do të kenë mundësi të konkurojnë më pas për një nga vendet e lira të punës.

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin