“Punë të mbarë” në Durrës, Veliaj: “Fondi i Nxitjes së Punësimit ndihmoi 60 zonja me ndihmë ekonomike”
TIRANË, 27 Gusht /ATSH-Gjergji Mima/ -Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, deklaroi sot se Fondi i Nxitjes së Punësimit është një mënyrë e mirë për të inkurajuar punësimin dhe shkëputur njerëzit në nevojë nga Ndihma Ekonomike. Sipas tij, shteti duhet të japë më pak para për lëmoshë, e më shumë para për të […]
Ministri Erion Veliaj i bëri gjatë vizitës së tij në kompaninë e konfeksioneve "Intimoda" në Durrës
TIRANË, 27 Gusht /ATSH-Gjergji Mima/ -Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, deklaroi sot se Fondi i Nxitjes së Punësimit është një mënyrë e mirë për të inkurajuar punësimin dhe shkëputur njerëzit në nevojë nga Ndihma Ekonomike. Sipas tij, shteti duhet të japë më pak para për lëmoshë, e më shumë para për të nxitur punësimin.
Këto deklarata ministri Veliaj i bëri gjatë vizitës së tij në kompaninë e konfeksioneve "Intimoda" në Durrës, e cila ka përfituar nga programet e këtij viti të Fondit të Nxitjes së Punësimit. Z. Veliaj u uroi "Punë të mbarë" 60 zonjave që kanë filluar punë në këtë kompani me ndërmjetësimin e Zyrës së Punës në Durrës.
"Kjo sipërmarrje ka shkëputur nga ndihma ekonomike 60 zonja, duke i marrë ato në punë. Kur dikush kalon një çast të vështirë në jetë, shteti sigurisht duhet ta ndihmojë për ta kaluar atë vështirësi, por ndihmë ekonomike për 23 vjet rresht nuk ka më", tha ai. Sipas ministrit Veliaj, interesi publik është shkëputja e njerëzve nga ndihma ekonomike, duke i punësuar ata nëpërmjet zyrave të punës dhe programeve nxitëse.
Ministri Erion Veliaj i bëri gjatë vizitës së tij në kompaninë e konfeksioneve "Intimoda" në Durrës
"Ka shumë njerëz që e ushqejnë kulturën e cinizmit duke thënë se puna në fasoneri nuk është për ne, por nëse vjen nga një zonë rurale, nëse nuk ke të ardhura të tjera dhe jeton me pagesën modeste të ndihmës ekonomike, kjo punë është shumë më e ndershme se sa të ndenjurit në kafe apo pika bastesh", deklaroi ministry Veliaj.
Ai shtoi se shumë shpejt në Durrës do të zhvillohet edhe një konkurs tjetër për Fondin e Nxitjes së Punësimit, nga i cili mund të përfitojnë edhe kompani të tjera, të cilat do të punësojnë njerëz të rinj sipas programeve të shpallura nga zyrat e punës.
Në Durrës, pjesë e Fondit të Nxitjes së Punësimit janë bërë 13 biznese, të cilat kanë përfituar gjithsej 30 milion lekë të reja dhe kanë punësuar 484 punëkërkues të papunë dhe me ndihmë ekonomike.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4229
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në energji! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41
-
Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase
15 Janar, 16:24
-
Revista franceze 'Easy Voyage': Turistët në zbulim të xhevahirit të Ballkanit, Shqipërisë
15 Janar, 16:15
-
BERZH: Shqipëria ka bërë progres në ekonomi, rrezik papunësia dhe evazioni! Reforma në drejtësi po jep rezultate kundër krimit
15 Janar, 16:15