Punësimi, eksperti Zekja: Jo të gjithë duhet të shkojnë në universitet, por edhe drejt shkollave profesionale

Në tremujorin e dytë të këtij viti numri i të punësuarve u rrit me 2.7 %, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2022.

Florian Zekja, përfaqësues i PRO-Eksport Albania i ftuar në emisionin "Përballje" në Report Tv me gazetaren Besmira Pelushaj, foli për nevojën e fuqisë punëtore, kryesisht në sektorin e fasonerisë. Zekja nënvizoi se një pjesë e shkollave profesionale duhet të orientohet drejt tregut të punës e se jo të gjithë duhet të shkojnë në universitet.

‘Jemi në një situatë mjaft kritike për punëtorë. Të përfarohen kurrikulat me tregun e punës. Një pjesë e shkollave profesionale duhet të orientohet drejt tregut të punës. Duhet edhe një promovim shumë i madh në bashkëpunim me biznesin për atë që shkollat profesionale janë të profilizuara. Duhet të ndryshojë mentaliteti jo të gjithë mund të shkojnë në universitet, por edhe drejt shkollave profesionale.  Ne flasim për një student i cili duhet ta shohë të ardhmen nëpër ndërmarrjet tona apo duhet të punojnë që të shkojnë në Gjermani. Duhet të ketë një bashkëpunim më të madh mes shkollave profesionale dhe qendrave të akordimit profesional.’- tha Florian Zekja, Përfaqësues i PRO-Eksport Albania.

Ndërsa Gertiola Çepani përgjegjëse e shërbimit të punësimit, u shpreh se ka një rritje të pagës mesatare.

‘Qendrat tona janë të shumta fushat që ofrohen. Siç mund të jetë parukeri, kuzhinë grafik disgn, të rinjtë kërkojnë programet e kodimit. Qëllimi kryesor është ndërlidhja midis vendeve të lira të punës dhe personave që duhet të përgatiten për këto vende të lira punë. Vendete  punës janë në fushën e industrisë përpunuese, shërbimeve të tregtisë, sa i takon pagave kemi rritje 65 900 të pagës mesatare.’- tha Gertiola Çepani përgjegjëse e shërbimit të punësimit.

M.Q./B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja