Punësimi i të rinjve, Klosi: Tregu
ka nevojë për profesionistë

Punësimi i të rinjve, Klosi: Tregu<br />ka nevojë për profesionistë
Futja e 2000 të rinjve dhe grave në tregun e punës në sektorinn e turizmit është qëllimi i projektit People First.

Ky është një projekt dy-vjeçar i mbështetur nga USAID dhe ambasada suedeze në Shqipëri. Për herë të parë përgatitja për tregun e punës do të bëhet nëpërmjet akademisë së  turizmit.

Cate Johnson, përfaqësuese e USAID për Shqipërinë, përvecc vlerësimit pozitiv për turizmin në vend, theksoi se ky sector fitimprurës duhet të ofrojë një shërbim më të mirë.

''Shpresa ime është që e gjithë bota të shohë atë që Shqipëria ofron për të gjithë ne. Diplomimi im i parë është hoteleri turizëm dhe si e brendshme unë e di shumë mirë që shërbimi e ndërton ose e rrënon turizmin. Kur klienti është i lumtur me shërbimin në hotël apo në restorant, ata do të vijnë sërish e sërish'', u shpreh Cate Johnson.
 
Arsimi profesional vazhdon të jetë prioritet në axhendat e punësimit. Për këtë minsitri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, ju kërkoi të rinjve t'i orientohet arsimit profesional.

‘’Mendoj që është e shumë rëndësishëm që njeriu të jetë i pari edhe në shërbim, edhe e gjithë shërbimi është një koncept abstrakt, sidomos hoteleri turizëm ku merr vlera të jashëzakonshme mënyra sesi një guidë të flet për atë zonë të historisë kulturore, sesi një punonjës të shërben, sesi një punonjës i këtij sektorit është një hidraulik i mirë. Është një industri që ka nevojë të marrë zhvillim’’, u shpreh Klosi. 

Brigitta Jannson, Drejtuese e Bashkëpunimit për Zhvillim, në Ambasadën e Suedisë, se të rinjtë që do të certefikohen nga ky trajnim do të jenë të gatshëm për tregun e punës, jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë saj.

Aktualisht, sipas Shërbimit Kombëtar të Punësimit, sektori i turizmit ka nevoje për 3000 profesionistë në vit, për 15 vitet e ardhshme.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot