Punësimi, Klosi: Arsimi pofesional të
ndryshojë nivelin ekonomik të vendit

Punësimi, Klosi: Arsimi pofesional të<br />ndryshojë nivelin ekonomik të vendit
Në një aktivitet të zhvilluar me rastin e 25-vjetorit të Ditës së Rinisë, ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi përveçse shpërndau disa kontrata për punësim jashtë vendit të të rinjve, e vuri edhe njëherë theksin tek arsimi profesional. Klosi u shpreh se, vendit nuk i duhen njerëz që punojnë me paga minimale apo profesione që s’duan shumë aftësi por arsimi profesional duhet kthyer në mekanizëm që të ndryshojë ekonominë.
 
“Arsimi profesional nuk është një edukim më shumë, por është një shans më shumë në jetë për të gjetur një punë të denjë dhe të paguar mirë, është një shans më shumë në jetë, por edhe për të ndryshuar përqasjen e këtij vendi. Ne nuk mund të jemi vendi që ofron vetëm punëtorë për pagesa minimale apo profesione që nuk kanë shumë nevojë për shumë aftësi. Ne Arsimin Profesional duhet ta shndërrojmë në një mekanizëm që duhet të ndryshojë nivelin ekonomik të këtij vendi”, - tha Klosi.
 
I pranishëm në ceremoninë e dorëzimit të këtyre kontratave, ku merrnin pjesë drejtuesit e "Europe Agency", të rinjtë që kanë fituar kontratat e punës, të rinj të tjerë që kanë aplikuar për një vend pune, si dhe drejtuesit e Shërbimit Kombëtar të Punës, ministri Blendi Klosi theksoi se pikërisht kërkesat e biznesit dhe tregut të punës janë një tregues i qartë se orientimi drejt arsimit profesional është rruga e duhur për të gjithë ata të rinj që kërkojnë jo vetëm një punë, por edhe një jetë më të denjë.
 
Për këtë arsye, theksoi ministri Klosi, qeveria shqiptare i ka kushtuar rëndësi të madhe reformimit të Arsimit Profesional drejt kërkesave të tregut të punës, ku çdo kualifikim i dhënë të jetë i orientuar drejt një vendi konkret pune.
 
Ndërsa drejtori i "Europe Agency", Ermal Jauri tha se aktualisht ekzistojnë afro 1700 vende pune për rreth 500 profesione të ndryshme jashtë vendit, me paga që variojnë nga 500 deri në 8000 mijë dollarë. “Trendi ekonomik global i tregut të punës ka rritur më tepër kërkesën për profesionistë. Ka rritur kërkesën për profesione të ndryshme si saldator, elektricist, staf të hoteleri-turizmit, punonjës shërbimi, punonjës socialë, punonjës ndërtimi, punonjës profesionistë të kategorive të ndryshme dhe profileve të ndryshme”, - tha Jauri.
 
Redaksia Online
(S.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin